Protestë kundër hapjes së minierës Illovica

Ndal për minierat, “Shëndeti para profitit” dhe “Merreni menjëherë koncesionin!” Ishin pjesë e mesazheve që një grup qytetarësh e dërguan sot në shenjë proteste para Qeverisë kundër hapjes së minierës Illovica, transmeton NOVATV, transmeton Portalb.mk.

Ata kërkuan nga qeveria që urgjentisht të përfundojë procedurën për revokimin e koncesionit Illovica-Shtuka.

Njëri nga organizatorët e protestës, Stojan Vellkov, deklaroi se ata kërkojnë që koncesioni të hiqet sa më shpejt që mund, ose para krijimit të qeverisë teknike, dhe njoftoi se ata do të vazhdojnë të mbajnë protestat.

Ai theksoi se koncesionari kishte parashtruar ankesë ndaj vendimit në procedurën administrative dhe se tani çështja është para Gjykatës administrative.

Një organizator tjetër i protestës, Kostadin Ristomanov, tha se ata do të qetësohen vetëm kur vendimi i qeverisë për revokimin e koncesionit të minierave të botohet në Gazetën zyrtare.

“Arsyetimi ose shpjegimi se vendimi i Gjykatës administrative ka të bëjë me ankeasëne parashtruar nga koncesionari është i pa bazë, sepse Qeveria është përgjegjëse për dhënien dhe revokimin e koncesionit,” tha Ristomanov.

Ndryshe, Kreshnik Bekteshiministri  i ekonomisë në fillim të tetorit ka informuar se kanë filluar procedurat për shfuqizimin e marrëveshjes për eksploatim në minierën “Illovica”.

“Vendimi i Komisionit të shkallës së dytë është përfundimtar. Si Ministri e Ekonomisë kemi vepruar rreth këtij vendimi. Unë isha në udhëtim zyrtar, dje u ktheve në punë. Tashmë është nënshkruar propozim-vendimi për shfuqizim të njëanshëm të marrëveshjes me Illovicën dhe tani do të shkojë përmes procedurës zyrtare, përmes Sekretariatit të Përgjithshëm, përmes komisioneve përkatëse dhe pastaj në seancë të Qeverisë, ku duhet të debatohet dhe të merret vendim përkatës”, deklaroi Bekteshi.

Eksploatimi i bakrit dhe arit në minierën e “Ilovicës” ishte paraparë nga Euromaks resources, pas një kërkesë te parashtruar nga kompania më 8 korrik të këtij viti.

LEXO: Nga “Euromaks” janë të kujdesshëm, kurse banorët dhe ekologët skeptikë për fatin e minierës Illovica
LEXO: “Euromaks” në takim me banorët e Bosillovës dhe Novo Sellës: “Mashtrim”, thonë ekologët
LEXO: “Euromaks Risoris”: Në Illovicë nuk do të përdoren cianid dhe acid sulfurik
LEXO: Koncesioni për Ilovicën do të merret, duhet të respektohen procedurat ligjore
LEXO: Banorët e Shtukës dhe Illovicës kanë vendosur bllokada edhe për arkeologët, kanë frikë se do të ndërtohet miniera
LEXO: Ekologët për Qeverinë: Zgjidheni “xeheroren e vdekjes” ose populli vetë do ta zgjidh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button