RMV, do të shfuqizohen fletë-vërtetimet: Arsyetimi i mjeteve në të ardhmen vetëm me llogari fiskale

Me ndryshimet e Ligjit për TVSH do të shfuqizohet –fletë-vërtetimi – dokument që ka shërbyer për arsyetimin e mjeteve, por edhe për të drejtën e zbritjes. Ministrja e Financave, Nina Angellovska sot ka theksuar se deri më tani kanë miratuar shumë masa lehtësuese që të përmirësohet puna e kompanive, megjithatë jo edhe për fletë-vërtetimet që shfrytëzohen nga koha e ish Jugosllavisë, transmeton Portalb.mk.

Në shumë vende të zhvilluara, por edhe në rajon, tha ajo, ky dokument është shfuqizuar dhe më nuk shfrytëzohet.

“Me shfuqizimin e fletë-vërtetimeve, e cila del nga ndryshimet ligjore për TVSH, kompanitë dhe personat fizik do të munden ta realizojnë të drejtën e zbritjes me dhënie të fletë-vërtetimit për harxhimet e bëra për pagesën në kesh ose me kartelë deri në 6.000 denarë. Gjithashtu, lirohen resurse, ndërkaq është shumë me rëndësi edhe mbrojtja e mjedisit jetësor duke i pasur parasysh fletë-vërtetimet e të gjitha kompanive, sigurisht bëhet fjalë për prerjet e shumë drunjve dhe prodhimin e letrës”, tha Angellovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button