Forcat e sigurisë i kanë vrarë pesë protestues në Irak

Forcat e sigurisë kanë shtënë në drejtim të protestuesve në Irak, duke vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Dy persona u vranë dhe mbi 70 të tjerë u plagosën më 24 nëntor, pasi forcat e sigurisë përdorën armë të zjarrit për të shpërndarë protestuesit në Umm Qasr, thanë burimet nga policia.

Incidenti i fundit vjen pasi protestuesit u mblodhën gjatë natës në tri urat të këtij qyteti dhe forcat e sigurisë përdorën municion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, duke vrarë tre protestues, transmeton REL.

Mbi 50 të tjerë po ashtu u plagosën nga plumbat dhe gazi lotsjellës, gjatë përleshjes me policinë.

Umm Qasr është qytet-port në Irak, prej ku shteti ka importin më të madh të produkteve ushqimore.

Të paktën 330 persona janë vrarë që prej se protestat në Bagdad dhe qytete të tjera jugore të Irakut nisën në muajin tetor, ku protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me korrupsionin dhe mungesës së mundësive në shtetin e Lindjes së Mesme, i cili është i pasur me naftë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button