Ambasadori amerikan: Qëllimi i Amerikës është të inkurajojë dialogun Kosovë -Serbi

Qëllimi i Amerikës është të inkurajojë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës si dhe të tregojë se sa njerëz në rajon do të përfitonin nga gjetja e një zgjidhjeje për problemin e Kosovës, tha sot ambasadori i ri amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

“Detyra ime është të përmirësoj marrëdhëniet Serbi-SHBA, të punoj në interes të vendit tim në Ballkan, dhe interesi i Amerikës është që Ballkanin Perëndimor ta bëjë një vend stabiliteti dhe prosperiteti, ku respektohen vlerat demokratike, ku vendet respektojnë kufijtë dhe kanë marrëdhënie të mira”, tha ambasadori Godfrey  në një intervistë për RTS, transmeton lajmi.net.

Ai thekson se kjo është mënyra më e mirë për në Bashkimin Evropian, dhe kjo është arsyeja pse, siç thotë ai, qëllimi i tij është të përdorë të gjithë energjinë dhe të gjitha mjetet e ambasadës në Beograd për të ndihmuar Serbinë që të arrijë atë që e ka vendosur vetë, dhe kjo është anëtarësimi në BE.

Ai tha se Bashkimi Evropian dërgoi një sinjal të keq kur tha se po ndalte procesin e zgjerimit.

“Kam biseduar edhe me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ai shprehu zhgënjimin që BE-ja nuk bëri një hap përpara. Ishte një sinjal i keq,” tha ambasadori amerikan.

Ai përsëriti se Amerika mbështetë të gjitha vendet e rajonit që të bëhen anëtare të BE-së, veçanërisht ato që dëshirojnë ta bëjnë këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button