Pendarovski: Të rinjtë duhet të kenë shansin për të pasur sukses në shtëpi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në Forumin Rinor Regjional në Novi Sad ka deklaruar se për shpërnguljen e të rinjve janë përgjegjës të gjithë udhëheqësit politik, që nga pavarësia e vendit e deri sot, duke përfshirë edhe atë vetë, transmeton Portalb.mk.

“Unë e kuptoj nevojën që deklarata e bërë në Forumin Rinor Regjional në Novi Sad të përshtatet në llogaritjet e përditshme politike, por tendencat në të gjithë rajonin dhe këtu janë të pamohueshme. Ne humbim staf të kualifikuar dhe të rinj. Përgjegjësia qëndron te të gjitha udhëheqësit politik, nga pavarësia e deri më sot. Gjithsesi,është edhe përgjegjësi e imja. Nëse ata nuk kanë një perspektivë të konsiderueshme evropiane, paga më të larta dhe një cilësi më të mirë të jetës, të rinjtë do të vazhdojnë të lëvizin me shumicë. Të rinjtë duhet të kenë një shans të parë për të pasur sukses në shtëpi”, ka deklaruar Stevo Pendarovski.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi pati reagime të shumta nga deklarata e tij se me pagë 400 euro as ai nuk do të qëndronte në Maqedoni. Ai tha se mundësia për të mbajtur të rinjtë në rajon është që Ballkani Perëndimor të fillojë të përdorë burimet e veta dhe të ndjekë nisma autonome rajonale, duke krijuar diçka si një BE e vogël.

“Ata kanë vetëm një jetë, të gjithë kemi vetëm një jetë dhe askush nuk është i çmendur ta shpenzojë ndërsa po negocion me BE me vite, me pagën mesatare në vendin tim të jetë 400 euro. Nëse nuk do të isha president, unë do të kisha lëvizur jashtë vendit tim”. tha ai, duke ilustruar situatën në vend dhe në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button