Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të mbroheni nga viruset dhe ftohjet

Temperaturat e ulëta dhe moti i ndryshueshëm janë ideale për ftohjet dhe gripin, prandaj nuk është keq që të tregoheni të kujdesshëm, shkruan Panacea.

Parandalimi është gjëja më e rëndësishme, kështu që përpiquni që çdo ditë të praktikoni gjëra që do të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve.

Uji me limon – Vitamina C është e shkëlqyeshme për imunitetin, ndërsa ajo gjendet te limoni në sasi të mëdha. Prandaj, rekomandohet të pini limonadë një herë në ditë, më së miri në mëngjes me stomakun bosh.

Marrja e baktereve të mira – mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është forcimi i imunitetit. Më pas është e rëndësishme të dini se zorrët dhe bakteret në to luajnë rol të madh, prandaj konsumoni ushqime që përmbajnë baktere të mira.

Hudhra, këpurdhat dhe erëzat – erëzat si shafran i Indisë, rigoni dhe speci djegës janë të njohur për vetitë e tyre shëruese, kështu që nëse dëshironi të forconi imunitetin përdorni ato sa më shpesh. Ushqimet si hudhra dhe kërpudhat, gjithashtu kanë efekt pozitiv ndaj shëndetit.

Këshillë shtesë: E dini se është e rëndësishme që t’i lani duart rregullisht, por në sezonin e gripit dhe të ftohtit dezinfektimi i rregullt i duarve është edhe më i rëndësishëm. Mos harroni që rregullisht të ajrosni shtëpinë tuaj. Fleni gjumë mjaftueshëm, pasiqë mungesa e gjumit dhe imuniteti i dobët e zvogëlojnë prodhimin e T-limfociteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button