Kinezët duan të sjellin në Evropë ushqimin tradicional me mish gomari

Ushqimi tradicional kinez është mjaft i populluar në perëndim. Pronarët e restoranteve kineze, po shpresojnë se kanë gjetur një ushqim me të cilën do të depërtojnë në tregun e Perëndimit dhe mendojnë se e kanë zgjidhjen- hamburgeri me mish gomari, njofton Top Channel.

Wang Li Min një banor i qytetit të Pekinit tregon një thënie të lashtë kineze: “Në parajsë ka mish dragoi, në tokë ka mish gomari”. Ky ushqim e ka prejardhjen nga pjesa veriore e Kinës, por tashmë është bërë shumë i popullarizuar në shumë qytete të Kinës. Vetëm në Pekin rrjeti i restoranteve “Fat Wang”, ka 20 lokale.

Sun Yu Jiang, i cili është një profesor në Universitetin Bujqësor të Qingdao-s, u shpreh se mishi i gomarit nuk është mishi kryesorë i tryezës së Kinezëve. Sipas tij shumica e njerëzve në kinë hanë mish derri, delesh dhe shpezësh. Në anën tjetër, Zhang Haiato, themeluesi i një zinxhiri restorantesh që ofrojnë mish gomari, tha se kërkesa është duke u rritur vazhdimisht. Sipas tij, ky treg në Kinë ka një qarkullim prej 8 miliardë juanë, apo 1.1 miliard dollarë dollar Amerikan.

Sipas ekspertëve mishi i gomarit ka filluar të përdoret rreth viteve 1949, pak vite pas pavarësisë. Mishi i gomarit përdorej nga punëtorët që udhëtonin, sepse ishte më i lirë dhe ishte mjaft rezistent dhe nuk prishej. Pronarët e këtyre restoranteve në Kinë shprehen njëzëri se po planifikojnë që ta zgjerojnë biznesin e tyre edhe jashtë Kinës, më saktësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi atje jetojnë një numër i madh Kinezësh që mund të ishin të interesuar për të konsumuar hamburger të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button