Spiuni kinez raportohet se i ka ofruar informacione Australisë

Një spiun kinez i ka dhënë Australisë informacione lidhur me atë se si agjencia e inteligjencës së Kinës kryen operacione të ndërhyrjes jashtë vendit, raportojnë mediat, njofton REL.

Mediat kanë raportuar se spiuni po ashtu ka zbuluar identitetet e zyrtarëve të lartë të inteligjencës ushtarake të Kinës në Hong Kong.

Mediat në Australi e kanë identifikuar spiunin si Wang “William” Liqiang.

Raportet mediale të publikuara në gazetat The Age dhe The Sydney Morning Herlad thonë se Wang ka pretenduar se ka qenë vet i përfshirë në operacionet e infiltrimit dhe përçarjes në Hong Kong, Tajvan dhe Australi.

Wang ka “zbuluar në mënyrë të detajuar” si Kina fshehurazi kontrollon kompanitë për të financuar operacionet e inteligjencës.

Ai momentalisht jeton në Sidnej së bashku me gruan e tij dhe djalin dhe gjendet në Australi me vizë turistike. Wang ka kërkuar azil politik, raportojnë mediat.

Wang ka thënë në një intervistë se ai do të ekzekutohet nëse kthehet në Kinë.

“Sapo të shkoj (në Kinë), do të vdes”, tha Wang gjatë një interviste për programin 60 Minutes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button