Vaksinimi falas kundër gripit, edhe pse filloi dje, nuk ka më termine të lira për pensionistët

Vaksinat falas të gripit sezonal për pacientët mbi 65 vjeç u harxhuan menjëherë pasi u njoftua se ka filluar vaksinimi, thonë mjekët amë dhe pacientët. Për më tepër, fakti që pensionistët duhet të marrin një udhëzim nga mjeku amë dhe të planifikojnë oraret e vaksinimit në sistemin elektronik “Termini im”, ka krijuar edhe më shumë probleme, shkruan Sloboden Pecat.

“Dje kur shkova te mjeku kishte shumë njerëz që caktonin terminët për vaksinat. E lashë librezën shëndetësore dhe më vonë kur shkova për ta marrë më thanë që isha e fundit e planifikuar, nuk kishte më data për ata që erdhën pas meje”, tha një pensioniste.

Lilia Çollkova Dervishova, presidente e Shoqatës së Mjekëve Amë, thotë se afatet janë plotësuar për shkak se ishin lëshuar një numër i vogël i vaksinave. Ajo gjithashtu ka vërejtje për atë se si administrohet vaksinimi falas.

“Ka termine për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël, por këto kategori nuk kanë asnjë interes për vaksinat. Pensionistët treguan më së shumti interes. Por të vijnë te ne me udhëzime, po ne t’u lëmë takim, thjesht e ndërlikon çështjen. Duhej kjo të realizohej përmes qendrave të shëndetit publik”, thotë Çollokova-Dervishova.

Disa pacientë kanë dhënë terminët njëri tjetrit, por nuk shpjegojnë se si. Pacientët pyesin gjithashtu pse kërkohet udhëzim prej mjekut amë për pensionistët kur të gjithë kanë të drejtë të vaksinohen, jo vetëm kategori të caktuara.

Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka tollovi dhe shumë njerëz te mjekët amë për vaksinimin sezonal të gripit.

“Përkundrazi, me përfshirjen e vaksinimeve falas kundër gripit sezonal në tre poliklinika: Bukuresht, Pair dhe Gjorce Petrov, në Qendrën Shëndetësore në Shkup nuk ka shumë turmë. Kështu shkon, së pari duke caktuar vaksinimin te mjeku amë për të shmangur turmat në Qendrat e Shëndetit Publik, të cilat do të ishin shumë më të mëdha nëse pacientët nuk do të referoheshin në datën dhe kohën e duhur. Deri më tani, vetëm 19.089 qytetarë kanë planifikuar një vaksinim falas te një mjek amë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Ata nuk përgjigjen në pyetjen se pse nuk ka terminë të lira për pensionistët dhe a janë shpenzuar vaksinat për këtë kategori qytetarësh.

LEXO: Prej nesër do të fillojë vaksinimi falas kundër gripit sezonal

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button