Austri: U vodhën 20 ton çokollatë Milka, sasia arrin vlerën e 50.000 eurove

Autoritetet në Austri kanë nisur hetimet për të kapur një grabitës i cili mashtroi rëndë një fabrikë në mënyrë që t’i dorëzonin atij një kamion me 20 tonë çokollatë, shkruan BotaSot.

Vlera e kësaj sasie çokollate të vjedhur, arrin vlerën e 50,000 eurove.

Siç raportojnë mediat austriake policia ka konfirmuar rastin dhe kanë theksuar se incidentet e këtij lloji janë bërë më të zakonshme vitet e fundit.

”Fabrika i kishte dhënë detyrë një kompanie austriake për të dërguar në Belgjikë, produktet e saj të brendit të çokollatave Milka, por kontrata e transportit ishte kaluar më pas tek një firmë mallrash hungareze që punësoi një kontraktues çek”, thuhet në raport.

Ndonëse morën rrugë, çokollata nuk arriti asnjëherë destinacionin që duhej ndërsa kamioni dhe drejtuesi i tij u zhdukën.

Sipas hetuesve, nga ky rast u zbulua se targat e automjetit ishin të vjedhura dhe shoferi nuk punonte për kompaninë çeke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button