Rritja parazgjedhore e pensioneve, nuk e rrit boshllëkun në Fond

Edhe pse është e drejtë të thuhet se edhe kjo Qeveri e LSDM-së “luan” lojë parazgjedhore me pensionistët, dallimi me VMRO-DPMNE-së është i madh, sepse boshllëku në Fond është stabilizuar, por edhe është ulur, në të vërtetë realizon “përfitime” në të hyrat, ndërsa rrija e pensioneve nuk do të rezultojë me rritjen e të daljeve nga Buxheti

Spin: Zoran Zaev dhe Mila Carovska ju mori pensionistëve 1.800 denarë. Tre vit me radhë qeveria nuk ju mundëson pensionistëve rritje prej 600 denarëve, e cila ju premtua gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së. Pensionistët për tre vite qeverisje të LSDM janë dëmtuar për 1.800 denarë. Rritje e përmendur deri në fund të vitit që do ta kenë pensionistët është vetëm rritje për një vit, dhe gjatë kësaj qeveria pensionistëve ju ka mbajtur paratë që i kanë fituar me VMRO-PDMNE-në. 

Kundërspin:

Prej kur është ndryshuar Ligji për siguri pensional dhe invalidor prej vitit 2012 (ndryshim më të madh ka në nenin 37) dhe në fund të vitit 2018 hyri në fuqi ligji i ri me ndryshimet për atë se do të rriten pensionet, nuk ndalojnë polemikat në opinion edhe mes dy partive kryesore politike për atë nëse janë dëmtuar pensionerët, nëse do të rritet boshllëku në fondin pensional, ose, do të stabilizohet, dhe nëse pensionistët përdoren për qëllime parazgjedhore?

Me propozimin e ri të Buxhetit për vitin 2020 është paraparë që në janar të vitit 2020 pensionistët do të kenë rritje lineare prej rreth 700 denarësh, me ligj është paraparë që shtesa e paraparë të përputhet me shpenzimet jetësore (neni 37 i Ligjit), ndërsa sipas kalkulimeve (pensionistët kanë pensione më të larta, përsëri lineare, mes 800 dhe 900 denarë në muaj. Pensioni mesatare, sipas llogarive mesatare të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, në janar të vitit 2020 do të arrij vlerën prej 15.500 denarësh, gjë që është 2 mijë denarë jo të plotë më shumë se pensioni mesatare në vitin 2018.

TË GJITHË LLOGARITIN NË PENSIONISTËT 

A mund të thuhet se bëhet fjalë për buxhet parazgjedhor të kalkuluar kur bëhet fjalë për pensionistët? Qeveria pretendon se jo, por se bëhet fjalë për investime në kapital njerëzor për të gjithë, në veçanti te profesionet deficitare dhe të nënvlerësuara (mjekë, personeli mjekësor, mësimdhënës, profesorë), por edhe te grupet më të moshuara – pensionerët, për të cilët siç thotë Zaev, nuk ka qenë e drejtë që të mos marrin rritje të pensioneve, nëse ka rritje të dukshme të pagës minimale dhe mesatare.

Me siguri është e drejtë të thuhet, se gjatë rritjes së pensioneve në mënyrë lineare për të gjithë pensionistët në këtë buxhet, është kalkuluar edhe disponimi i tyre votues në zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill të vitit 2020, por përsëri ka një dallim të rëndësishëm.

Këto para, rreth 3 milijar denarë për rritje janë siguruar prej rritjes së të hyrave në ven Fondin për 10 përqind, falë ndryshimeve në nenin 37, në të cilin në vitin 2019 u miratuan ndryshim edhe atë për shkak të pagave mesatare, por kryesisht edhe masës për rritje të procedurës për ndarje të pagave bruto prej 0,4 përqind në Fond, e cila u miratua në vitin 2019 dhe rritje të numrit të të punësuarve, rritje të pagave mesatare, të cilat të gjithë së bashku, kanë sjell më tepër mjete në Fond.

Fundja, Qeveria ka projektuar që në vitin 2020 do të ndajë 19,3 miliard denarë (rreth 313 milion euro), për mbulimin e boshllëqeve në Fond për pagesën e rregullt të pensioneve. Në vitin 2018 ka paguar 19.4 miliard denarë (rreth 315 milion euro), përderisa projektimet për vitin 2019 do të kryhen me pagesën nga Buxheti deri te Fondi me vetëm 15,5 miljard denarë (rreth 253 milion euro – 17 minuta nga konferenca e Carovskës). Paratë e tjera me rreth 48 milion euro më tepër, aq sa do të kushtojnë pensionet e rritura për vitin 2020, vijnë, mund të thuhet, prej “përfitimit” të Fondit të cilin e realizoi këtë vit dhe atë që do ta realizojë në vitin 2020 falë reformës së pensioneve.

VMRO-DPMNE KRIJOI BOSHLLËK TË PAPËRMBAJTSHËM NË FOND 

Këtu diku arrijmë edhe te despinimi i spinit. Formalisht, pensionistët në kohën e VMRO-DPMNE-së filluan të kenë rritje të pensioneve nga vitit 2013 deri në vitin 2016 për rreth 600 denarë në muaj, siç thotë sot VMRO-DPMNE.

Por, faktikisht, boshllëku në sistemin pensional vazhdimisht rritej, që nga ajo ulja famëkeqe e përqindjes së sistemit të pensioneve të pagave bruto të prezantuara nga qeveria e Nikolla Gruevski prej 21,2 në nën 18 përqind nga vitit 2007 deri në vitin 2010, si dhe në zbatimin e sistemi pensional prej shumë shtyllave (fondi i dytë dhe i tretë). Ky i dyti, është përdorur edhe për qëllime parazgjedhore (nuk janë paguar para në shtyllën e dytë që Fondi të ketë para të paguaj rritje të pensioneve në qëllimet parazgjedhore – dyshime të cilat për fat të keq na i vërtetoi edhe gjykata, por keqpërdorimet mbeten).

Në fund, boshllëku rritej edhe atë rritje të paguar nga qeveria e VMRO-DPMNE-së e pagojtën qytetarët e Maqedonisë, me ndarje më të mëdha nga Buxheti i shtetit.

Për herë të parë mbi një dekadë, paratë e shtetit të cilat shkojnë për pagën e rregullt të pensioneve janë ulur minimalisht. Në këtë kuptim, edhe se është e dejtë të thuhet se edhe kjo qeveri e LSDM-së “luan” lojë parazgjedhor me pensionistët, dallimi me VMRO-DPMNE-së është i madh, sepse “përdorimin” i tyre si trup votues e pagujtën të gjithë qytetarët, me rrezikun që Fondit të rrënohet dhe të mos ketë burime për pagesën e pensioneve për pensionistët e ardhshëm.

Prej këtu, komunikatën/qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për atë se ato ju kanë dhënë pensionistëve, ndërsa Zaev dhe Carevska ju kanë marrë, është shtrembërim i të vërtetës ose spin. 

Burimi: Vërtetëmatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button