“Dashnori” dhe “Deda” ishin pseudonimet e dy politikanëve të njohur shqiptarë që u përgjuan nga DSK

Marjan Jankullovski, ish i punësuari në DSK dhe dëshmitari në rastin “Target-Fortesa”, sot në seancë deklaroi se paligjshëm janë përgjuar edhe Arbën Xhaferi si ‘deda’ dhe Menduh Thaçi si ‘dashnori’, transmeton Portalb.mk.

“Kishte pseudonime të çuditshme të cilat i dinim vetëm ne, dihej se “dashnori” është Thaçi, ndërsa “deda” Arbën Xhaferi. Është e dyshimtë pasi për ta nuk kishte urdhër, ndërsa ata gjatë gjithë kohës kanë qenë të kyçur në sistemin e përgjimit”, deklaroi Jankullovski.

Sipas tij, në DSK punoni dy sisteme paralele Najs dhe Verin.

“Një ditë na thirrën, për fundjavë dhe pajisjet të ngarkuara në një kamion u dërguan për t’u hedhur me ç’rast edhe u asgjësuan. Urdhra kemi marrë nga Nikolla Boshkovski se ku të asgjësohet pajisja ndërsa në asgjësimin e pajisjeve të pranishëm ishin edhe Toni Jakimovski dhe Goran Grujovski”, theksoi Jankullovski.

Asgjësimi i pajisjeve është incizuar me kamerë sipas tij. Sipas tij, Boshkovski dhe Grujovski e kishin telefonuar në përudhën kur po dëshmonte ky në PSP, duke i dhënë edhe instruksione se si të përgjigjet.

Përndryshe, seanca e radhës për lëndën “Target – Fortesa” do të jetë më 12 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button