“E Premtja e Zezë”, prejardhja dhe praktikimi

“E Premtja e Zezë” identifikon ditën pas Festës së Falënderimeve në SHBA, kur dyqanet ofrojnë çmime promocionale dhe oferta speciale.

Për të parën herë, “E Premtja e Zezë” u përdor në Filadelfia (1950) për të përshkruar numrin e lartë të blerësve dhe trafikun e automjeteve, që shpesh herë shoqëroheshin me aksidente rrugore. Pretendohet gjithashtu se termi vjen edhe nga llogaritë e biznesit; humbjet regjistroheshin asokohe në ngjyrë të kuqe dhe fitimet në ngjyrë të zezë.

Po në Shqipëri?

Kjo traditë duket se po praktikohet prej disa vitesh edhe në Shqipëri, kryesisht në kryeqytet. “E Premtja e Zezë” tërheq vëmendjen e konsumatorëve shqiptarë për shkak të uljeve të çmimeve në kategorinë e veshjeve, elektroshtëpiakeve dhe lodrave për fëmijë.

Të pyetur vitin e kaluar nga “Monitor.al”, grupi Fashion Group që ka një numër dyqanesh në qendrën TEG, si dhe përfaqësuesit e shitjeve në dyqanet Lindex, La Halle, dy përfaqësues evropianë në Ring Center, pohojnë se ka pasur flukse shitjesh gjatë ofertave për “Të Premten e Zezë”.

Në shumë dyqane, uljet, që arrijnë deri në 50%-70%, joshin shumë konsumatorë, pavarësisht se këto të fundit janë shprehur ngahera se ofertat në dukje nuk përputhen me zbritjen reale të produkteve.

Koha.net rikujton se kjo ditë tash e disa vjet po manifestohet edhe në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button