Kështu e arsyetoi ministri mosprezencën në organizimin e Ditës së Alfabetit në Kuvend

Sot në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, për nder të ditës së alfabetit është dorëzuar për herë të parë çmimi “22 Nëntori”, çmim për të cilin Ministria e Kulturës shprehet e kënaqur, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Kulturës shprehet e kënaqur me vendosjen e çmimit të ri shtetëror “22 Nëntori” me të cilën nderohen njerëzit e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në vend”, deklaruan nga Ministria e Kulturës.

Por në ndarjen e çmimit, sot mungoi ministri i kulturës Hysni Ismaili.

“Ministri Ismaili, për shkaqe objektive, ishte penguar që personalisht të marrë pjesë në dorëzimin e çmimeve për të cilën, në pajtim me Ligjin për çmime shtetërore, është kompetent Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës.

Ata deklarojnë se si përfaqësues i ministrisë ishte zëvendësministri Vladimit Llazovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button