ASH-ja pasi mbolli 36 fidane: Të përdoren shkronjat për të paraqitur pakënaqësinë qytetare

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, sot në qytetin e Manastirit mbolli 36 fidane, për ndër të Ditës së Alfabetit, transmeton Portalb.mk.

Nga këtu u bëjmë thirrje çdo të riu dhe çdo të reje shqiptare, që pa hezituar të përdorë shkronjat alfabetit të kësaj gjuhe perëndie për të artikuluar, shkruar e thënë atë që ndjen dhe mendon, e që janë nevojat dhe dëshirat e parealizuara të të rinjve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.”, deklaroi Omer Ajdini, kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH).

Sipas Ajdinit, kjo feste le të jetë përkujtues i nevojës për unifikimin me qëllim që t’i realizojmë të drejtat tona, për arsim cilësor e kundër korrupsionit.

Në komunikatën e ASH-së, theksohet se si Qeveria dhe partitë në pushtet po anashkalojnë qytetarët e Manastirit

“Atëherë kur duhet festuar të gjithë dalin në pah, e kur duhet punuar fshihen në vrimat e miut”, deklarojnë nga ASH-ja.

ASH-ja deklarojë se shumë nxënës shqiptarë po vazhdojnë mësimin në gjuhën maqedonase, për shkak se ministri Arbër Ademi nuk është në gjendje t’ju siguron kushte.

“Pse Manastiri me gjithë këto shkolla të mesme vazhdon të mbetet pa paralele në gjuhën shqipe ?! A jeni në dijeni për kushtet mësimore në shkollat ku mësimi ndiqet në gjuhën shqipe?  A e dini se në Sh.F. Goce Dellçev akoma nuk ka zëvendës drejtor shqiptar?”, pyesin nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button