Konferenca “E-shoqëri”: Përfitimet e strategjive për transparencë duhet t’i ndjejnë qytetarët

Transparenca e institucioneve në Ballkan dhe formimi i Agjencisë për Qasje të Lirë kanë qenë tema kryesore e konferencës së 15-të “E-shoqëri”, të organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, njofton Portalb.mk.

Fondacioni Metamorfozis, sot në Shkup e ka hapur konferencën e 15-të ndërkombëtare “E-shoqëri” – Institucionet e hapura dhe llogaridhënia, gjatë së cilës gjithashtu është shënuar dhe ngjarja përfundimtare e projektit katër vjeçar ACTION SEE, në të cilin 7 organizata nga Ballkani Perëndimor dhe Mbretëria e Bashkuar i bashkuan përpjekjet e tyre për të promovuar dhe siguruar përgjegjshmëri dhe transparencë të autoriteteve në rajonin e Evropës Juglindore.

Drejtori i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, Bardhyl Jashari tha se projekti ka kontribuuar në përmirësimin e klimës së transparencës në të gjitha vendet e rajonit.

“Këto 4 vite ka ndryshim, gjegjësisht zhvillim. Fillimisht institucionet gjithnjë e më shumë e shohin se çfarë do të thotë hapje dhe pse hapja është e rëndësishme. Institucionet janë më të hapura. Pra ka përmirësim. Ne kemi pasur obligim që të japim rekomandime konkrete se çfarë duhet institucione të bëjnë që ta përmirësojnë hapjen dhe ta përforcojnë bashkëpunimin me qytetarët. Gjithashtu, ne nëpërmjet projektit i kemi ndarë 35 grante për organizatat civile në tërë rajonin, të cilat në bashkëpunim me mediat lokale duheshin të punonin në problem konkrete lidhur me sundimin e mirë. Nuk mjafton vetëm të krijohen strategji, por duhet të njëjtat duhet të shndërrohen në hapa konkrete, në zgjidhje ligjore. Në këtë mënyrë rezultatet do të jenë të prekshme dhe përfitimet do t’i ndjejnë qytetarët”, tha Jashari, duke shtuar se në të ardhmen do të përpiqen që të punojnë edhe më shumë me pushtetin lokal, i cili sipas të dhënave është më i mbyllur.

Bardhyl Jashari, foto: Vanço Xhambaski
Bardhyl Jashari, foto: Vanço Xhambaski

Shefi i Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nikola Bertolini, dërgoi kritika për mosemërimin e udhëheqësisë së Agjencisë për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik dhe tha se institucionet nuk janë të përkryera në aspektin e dhënies së informatave.

“Informimi është barazi me zhvillimin e demokracisë. Në BE të gjithë dëshirojmë të kemi qasje të lirë të informacioneve, deri më tani, kuptova që ky është një proces. Ne ende s’kemi arritur në këtë nivel. Puna e institucioneve në aspektin e kësaj, nuk është e përkryer, ekzistojnë sfida. Sfidat janë vendosur kryesisht nga ana e partive politike. Ne jemi në një situatë kur Parlamenti, nuk emëron udhëheqës të agjencive që janë kyçe për funksionimin e pushtetit. Duhet t’i pyesim pse e bën këtë, apo pse nuk e bën këtë. E di se drejtori apo udhëheqësi i Komisionit për Qasje në Informacione të Lirë nuk është emëruar një kohë të gjatë dhe ministri Mançevski dje më tha se patjetër duhet të emërojnë dikë që të mund t’ua japin pagat të punësuarve. Pse është kështu, kjo me pengon. I japim rëndësi këtij problemi, pasi që në këtë mënyrë do të kishte një shoqëri më të mirë. Qytetarët nuk e marrin atë që e kërkojnë, ajo që për ne në BE, këtu është ende jonormale, pra duhet punuar në këtë drejtim”, tha Bertolini.

Nikolla Bertolini, Delegacioni i BE-së në Shkup, foto: Vanço Xhambaski
Nikolla Bertolini, Delegacioni i BE-së në Shkup, foto: Vanço Xhambaski

Ministri pa portofol, Robert Poposki tha se Qeveria e RMV-së, ka miratuar strategjinë për transparencë dhe është e përkushtuar që të jetë përgjegjëse. Ai gjithashtu i përmendi hapat që resori i tij i ka marrë për ta përmirësuar transparencën.

“Nëpërmjet konceptit Qeveri e hapur e kemi rritur besueshmërinë, Kemi sjellë pajisje për llogaridhënie, e kemi formuar portalin financa të hapura – me këtë qeveria e ka hapur arkën shtetërore. Qeveria e ka miratuar strategjinë për transparencë, i cili është një dokument i rëndësishëm. Strategjia është produkt i qeverisë dhe sektorit civil. Zbatimi i strategjisë do të vëzhgohet. Sipas hulumtimit të ActionSEE, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë më transparente. Në vitin 2016-të ishim në vendin e fundit, me rritjen e transparencës dhe përfshirjen e qytetarëve në marrjen e vendimeve do të harxhohen paratë në mënyrë më transparente. Me rritjen e kualitetit në këtë fushë, qytetarëve do t’u rriten mundësitë që vetë të informohen për harxhimet e resurseve shtetërore”, tha Popovski.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Fondacionit Shoqëri e Hapur, Fani Karanfillova-Panovska, tha se Staregjia qeveritare për transparencë ka pasur për qëllim që t’i konsolidojë institucionet që t’i avancojë instrumentet, mjetet që të sigurojnë transparencë më të madhe dhe qasje deri te informatat me karakter publik.

Në lidhje me transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve qeveritare, Karanfillova-Panovska kërkoi më shumë transparencë në ndarjen e parave shtetërore ndaj organizatave civile, pasi që ashtu siç tha, ka mungesë të transparencës dhe llogaridhënies në procesin e miratimit të vendimeve.

Fani Karanfillova Panovska
Fani Karanfillova Panovska, foto: Vanço Xhambaski

Ajo gjithashtu theksoi se institucionet po ngecin në dhënien e informatave sipas Ligjit për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik. Të njëjtat nuk u përgjigjen kërkesave, kështu që për gjysmën e dytë të vitit 1018-të, një e pesta e kërkesave janë lënë pa u përgjigjur.

“Ajo ka të bëjë pasi që Komisioni nuk është ekipuar dhe nuk është në funksion tërë vitin, me çka ka ngecje në procesin e vendosjes ndaj ankesave. Nuk është formuar as Agjencia për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karkater Publik e cila e kontrollon hapje ne institucioneve për qasjen deri te informatat me karakter publik dhe apeloj që Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime të funksionojë dhe ta formojë Agjencinë”, tha Karanfillova-Panovska.

Ndryshe, konferenca është ngjarje përfundimtare e projektit katër vjeçar ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore), në të cilin 7 organizata nga Ballkani Perëndimor dhe Mbretëria e Bashkuar i bashkuan përpjekjet e tyre për të promovuar dhe siguruar përgjegjshmëri dhe transparencë të autoriteteve në rajonin e Evropës Juglindore. Qëllimi kryesor i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë civile dhe organizatave mediatike në proceset e vendimmarrjes dhe krijimit të opinionit publik dhe hartimit të politikave, si dhe ngritja e kapaciteteve të shoqërive civile për të zgjidhur probleme të ndjeshme. Pritet që në konferencë të marrin pjesë rreth 150 përfaqësues të institucioneve të Ballkanit Perëndimor, shoqërisë civile dhe organizatave mediatike, si dhe individë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Konferencës janë mbajtur edhe disa sesione ku partnerët rajonalë të projektit ACTION SEE i kanë prezantuar rezultatet e përpjekjeve katërvjeçare për ta rritur shkallën e hapjes dhe të llogaridhënies së institucioneve, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për avancimin e qeverisjes së mirë.

Konferenca vazhdon edhe nesër, agjendën mund ta shikoni më poshtë.

Konferenca E-Shoqëri, foto: Vanço Xhambaski
Konferenca E-Shoqëri, foto: Vanço Xhambaski

Agjenda për ditën e fundit 28.11.2019

 9:30 – 10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
10:00 – 11:00 Prezantimi i Strategjisë për Transparencë të Qeverisë 2020-2021 – Maqedonia e Veriut

  • Lidija Cvetanoviq, Kabineti i ministrit pa portofol ,përgjegjës për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski
  • Dançe Danillovska Bajdevska, Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni
  • Qëndresa Sulejmani, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis
  • Oliver Serafimovski, Komisioni për Qasje të Lirë në Informatat me Karakter Publik

Moderatore: Qëndresa Sulejmani

11:00 – 12:00 Mediat dhe qeverisja e mirë (Lufta kundër dezinformatave)

  • Sead Xhigall, Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit
  • Vlladimir Petreski, Vërtetmatësi
  • Marjan Zabërçanec, Këshilltar special për marrëdhëniet me publikun i kryeministrit Zoran Zaev

Moderator: Goran Rizaov

12:00 – 12:30 Pauzë për kafe
12:30 – 13:30 Vetëqeverisja lokale – Si të përmirësohet hapja institucionale në nivelin lokal?

  • Suzana Taseva, Komuna e Strumicës
  • Gresa Deda, Komuna e Prishtinës
  • Emil Angellov, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)
  • Dushica Perishiq, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut – BNJVL

Moderatore:  Danira Karoviq

13:30 – 14:30 Punëtori paralele
Punëtoria 1:

Të dhënat e hapura – Qëllimi i tyre në promovimin e transparencës

Moderatore: Blerina Ramaj, Open Data Kosovo (Kosovë)

Punëtoria 2:

Si ndikojnë rrjetet sociale në transparencën e institucioneve

 

Moderator: Ilija Zhupanoski (Sektori për Media Sociale dhe Transparencë Digjitale,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

14:30 – 15:00 Përfundime nga punëtoritë

Blerina Ramaj, Open Data Kosovo (Kosovë)

Ilija Zhupanoski (Sektori për Media Sociale dhe Transparencë Digjitale,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

15:00 – 15:15 Mbyllja e konferencës                                                                          Moderator: Bardhyl Jashari
15:15 – 16:00 Koktej

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button