RMV, shtesë prej 3 mijë denarësh mund të marrin të rinjtë që kryejnë veprimtari prodhuese

Shtesë mujore rinore në vlerë prej 3 mijë denarë, do t’u paguhet të rinjve të punësuar të moshës deri në 23 vjeç, dhe që më së paku kanë të kryer arsimin e mesëm. Siç bënë të ditur kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska shtesa vlen për veprimtarinë e prodhimit, dhe ka për qëllim të fuqizojë standardin dhe ta stimulojë tërheqjen e kësaj veprimtarie në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Ministrja Mila Carovska tha se hyrja në fuqi e shtesave deri në 3 mijë denarë, është sepse sipas të dhënave që i ka ajo, 10 për qind e të punësuarve në këtë veprimtari prodhuese janë të rinj.

“Nga bisedat me njerëz të kësaj veprimtarie prodhuese, 10 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve janë të rinj dhe kjo është e mirë”, tha Carovska.

Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se kjo masë ka për qëllim të aftësojë të rinjtë për profile që kërkohen në tregun e punës.

“Të gjitha këto masa, përfshirë edhe masat të cilat e stimulojnë interesin e arsimit profesional, rritja e fondit të Masave operative për punësim, të cilat përfshijnë trajnime dhe aftësim të të rinjve për profile të cilat kërkohen në treg, në masë të madhe u hapë mundësi për punësim të rinjve tanë bashkëqytetar”, tha Zaevi.

Që të mund ta marrin të rinjtë këtë shtesë, duhet të kenë sigurim social te punëdhënësi apo edhe janë të vetëpunësuar në kompani, të rinj që janë të punësuar nëpërmjet agjencisë private dhe të rinj individualë me sigurim social të domosdoshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button