7.1 miliardë denarë për shëndetësinë: Do të fillojë ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit, e spitalit “Nënë Terezë” do t’i ndërrohet kazani

Buxheti për vitin 2020 në fushën e shëndetësisë do të arrijë deri në 7.1 miliardë denarë, prej tyre, 2.9 miliardë do të destinohen për sigurim shëndetësor. Janë ndarë mjete për fillimin e ndërtimit të Qendrës Klinike Universitare në Shkup, Poliklinikës në Saraj dhe Spitalin Special në Oteshevë, për vazhdimin e punimeve ndërtimore të Qendrës Klinike në Shtip dhe për ndërrimin e kazanit problematik të Spitalit Gjinekologjik dhe obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, transmeton Portalb.mk.

Siç deklaroi sot në konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ky buxhet në vend të parë ka pacientët.

“Pacientët janë të vend të parë. Investojmë me plan, pas analizave të thella të sistemit, me qëllim që maksimalisht në mbrojtje dhe kujdes për pacientëve në avancimin e veprimtarisë shëndetësore”, tha Filiçe.

Në kuadër të buxhetit, 2.9 miliardë denarë janë ndarë për sigurim shëndetësor, 812 milionë denarë për ndërtim të qendrën klinike në Shkup dhe Shtip, 750 milionë denarë për sigurim të insulinave, 527 milionë denarë për shërim të sëmundjeve të rralla, 395 milionë denarë për imunizim, 209 milionë denarë për administratë dhe 207 milionë denarë për rinovim dhe mbindërtim të institucioneve të shëndetit publik.

Meqë janë paralajmëruar rritje për në fillim të vitit 2020, shuma e saktë se mjeteve në këtë drejtim nuk dihet nga ministri, sepse ajo është në Fondin për Sigurim Shëndetësor.

“Pjesa e pagave është në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Në pjesën rritjes së pagave, në krahasim nga viti 2017, është rritur për thuajse 2 miliardë denarë”, tha Filipçe.   

Siç deklaroi më tej Filipçe, në vitin 2020 pritet të përfundojnë punimet ndërtimore në Spitalin special për ortopedi dhe traumatologji në Ohër dhe Spitali i Përgjithshëm në Strumicë. Rikunstruime parashihen edhe në kulmin e Entit Nefrologjik në Strugë dhe dy blloqe të reja në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar.

Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit. Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Përndryshe, projekti për ndërtimin e Poliklinikës së Sarajit, për të cilën Ministria e Shëndetësisë pati ndarë 40 milionë denarë me buxhetin e vitit 2019-të, u prezantua më 26 shkurt të 2019-s. Megjithëse u tha se tenderi për nisjen e punimeve do të hapet pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në maj të 2019-s dhe se punët ndërtimore do të fillojnë në korrik, kjo gjë nuk ndodhi. Dhe mjete për fillimin e ndërtimeve u ndanë për vitin 2020-të. Gjithashtu nuk u dha as premtim për kohëzgjatjen e ndërtimit. Sipas projektit, objekti do të jetë afër shkollës së mesme “Saraj”, do të ketë madhësi prej 150 mijë metra katror, me hapësirë shtrirjeje prej 30 mijë metra katror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button