fbpx

Kampionia ukrainase e boksit humb jetën pasi u godit nga treni

Një kampione e boksit ka humbur jetën pasi është goditur nga treni, derisa po kalonte hekurudhën duke mbajtur kufjet në vesh dhe duke shikuar në celular.

Amina Bulakh (18) ishte duke ecur në drejtim të shtëpisë së saj në fshatin Tarasivka në periferi të Kievit, në Ukrainë, kur u godit nga treni dhe mori lëndime fatale.
Policia ka thënë se Bulakh ka ecur në hekurudhë dhe nuk e ka parë trenin deri në moment të fundit, shkruan sot Koha Ditore.

Dëshmitarët kanë thënë se ajo kishte tentuar të shmangte trenin, por nuk ishte në gjendje të ikte me kohë.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur javën e kaluar.

Bulakh raportohet se nuk ishte në gjendje ta shihte apo ta dëgjonte trenin me kohë, pasi që kishte kufjet në vesh dhe po shikonte celularin.
Policia ka njoftuar se ajo ishte larguar nga një barnatore lokale dhe po kthehej në shtëpi në momentin e aksidentit.
Treni raportohet se ishte tren i pasagjerëve nga Kievi deri në qytetin fqinj Fastiv.

Policia ukrainase ka nisur hetimet për vdekjen.

Amina ishte boksiere amatore dhe kampione e të rinjve e Ukrainës.
Në shtator ajo fitoi medaljen e bronztë në kampionatin Evropian të të rinjve në Bullgari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button