Janë arrestuar 4 shqiptarë pas përleshjes me policinë

Policia e Italisë ka arrestuar katër shqiptarë të moshës nga 27 në 39 vjeç, teksa një i pestë ka mundur që të largohet.

Të njohur si banda e “Audit” mbi ta rëndojnë disa akuza duke filluar nga “Armë mbajtje pa leje”, “vjedhje nëpër banesa”, “posedim i pajustifikueshëm i mjeteve të vjedhura”, “përdorimi i dokumenteve false”, “përdorim i targave të vjedhura” si dhe “posedim droge”, transmeton Top Channel.

Personat e arrestuar kanë qenë në Perugia duke udhëtuar me një Alfa Giuliett me targa të vjedhura në Ancona.

Forcat e policisë i kanë ndjekur dhe pas një përleshje kanë arrestuar 3 persona menjëherë, ndërsa personi i katërt është arrestuar më vonë.

Teksa një prej tyre ja ka arritur që të ja mbathë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button