Pendarovski – Vuçiq: Shkupi dhe Beogradi kanë marrëdhënie shumë të mira dhe më shumë besim se më herët

Beogradi dhe Shkupi kanë marrëdhënie shumët ë mira, me më shumë besim se më herët dhe me bashkëpunim të përmirësuar ekonomik, vlerësuan presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Stevo Pendarovski dhe Aleksandar Vuçiq, në konferencën e përbashkët për shtyp në Beograd, njofton Portalb.mk.

“Në marrëdhëniet politike, përveç pikëpamjeve të ndryshme për pavarësinë e Kosovës, nuk kemi asnjë çështje të hapur. Duam të ndërtojmë marrëdhënie të afërta miqësore”, deklaroi Vuçiq.

Ai shto ise ka pasur bisedë të hapur me Pendarovskin për të gjitha çështjet bilaterale të dy vendeve, iniciativave rajonale dhe çështjet kyçe në nivel rajonal.

“Beogradi deh Shkupi kanë marrëdhënie të madhe, si duket me besim më të madh se përpara një apo dy viteve dhe ato marrëdhënie do të shkojnë në drejtim të mirë”, tha Vuçiq.

Presidenti Pendarovski deklaroi se vizita e tij në Beograd është edhe një konfirmim për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe mirëkuptimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, por edhe një mundësi që bashkë të theksojnë rëndësinë dhe përkushtimin e ndërtimit, mirëmbajtjes dhe avancimit të dialogut mes vete, por edhe më gjerë në rajon.

“Vendet tona dhe popujt i lidh tradita e gjatë historike dhe kulturore, ndërkaq e ndajmë edhe vizionin për ardhmëri të përbashkët në familjen e madhe evropiane. Prej këtu, kontaktet në nivel më të lartë mes dy vendeve kanë rëndësi të veçantë dhe japin sinjal të fuqishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha nivelet”, shtoi Pendarovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button