Deskoska: Gjykatësit dhe prokurorët e ndershëm nuk duhet të kenë frikë prej vetingut

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska tha sot se ata angazhohen për veting dhe se gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm nuk duhet të kenë frikë nga abuzimi gjatë zbatimit të procesit. Deskovska thotë se vetingun nuk e realizon pushteti ekzekutiv, por komision i përzier në nivel të ekspertëve përzier, në të cilin në shumë vende përfshihen edhe përfaqësues ndërkombëtarë si garantues të procesit, shkruan Portalb.mk.

Ajo thotë se jo vetëm brenda qeverisë, por në përgjithësi në shtet është pjekur vetëdija se doemos duhet të ndërmerren hapa për të pastruar sa më shpejt gjyqësorin nga gjyqtarët jocilësorë dhe joprofesionistë, e kjo gjithsesi vlen edhe për prokurorinë.

“Unë ende mbaj qëndrimin se është shumë më e rëndësishme të keni gjykatës dhe prokurorë të ndershëm dhe profesionistë sesa t’i keni, por që ata të mos kryejnë punën si duhet. Ata po shkaktojnë më shumë dëme sesa do të vërehej si e dëmshme mungesa e tyre në gjyqësor”, tha Deskoska.

Ajo shtoi se mbështet gjithçka që mund të nënkuptojë pastrimin e skenës politike, skenës shtetërore nga njerëz të korruptuar, të cilët janë joprofesionistë, të cilët kanë lidhje me mafian dhe qarqet e tjera për të sjellë një cilësi më të madhe.

Ministrja e drejtësisë nuk deshti të komentojë mesazhin e prokurores Villma Ruskoska se ajo do të fillojë hetim financiar kundër gjyqtarëve të Gjykatës së apelit të cilët morrën vendim për ish-prokuroren speciale Katica Janeva.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button