SMS-ja e Ruskoskës, Zaevi apeloi për bashkëpunim mes gjykatësve dhe prokurorëve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke komentuar përplasjen e djeshme mes Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Gjykatës së Apelit, ka apeluar për bashkëpunim mes tyre, transmeton Portalb.mk.

“Qytetarët duan rezultate. Kur ka padurim mes gjykatës dhe prokurorisë, ajo shkakton ndjenja të pakëndshme te qytetarët dhe për këtë reagojnë. Apeloj të ketë bashkëpunim. Para gjykatës të njëjtë janë edhe mbrojtja dhe prokuroria. Duhet të dihen instancat kush si është i vendosur në shoqëri, por gjithashtu duhet të ketë dhe respekt reciprok për punën për çdo të përfshirë në procedura gjyqësore”, tha Zaevi.

Kjo deklaratë e Zaevit vjen ngaqë dje mes Prokurorisë dhe Gjykatës së Apelit ka pasur përplasje, e cila erdhi pasi shefja e PThP-së për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska paralajmëroi hetim financiar për gjykatësit të cilët kanë aprovuar vendimin që ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva si e dyshuar në rastin “Reket”nga paraburgimi të shkojë në burg-shtëpiak, prej ku do ta pret gjykimin i cili do të fillojë më 3 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button