OSBE dhe partnerët ndërkombëtarë e hapën seminarin rajonal në EJL për mbrojtjen e infrastrukturës kritike kundër sulmeve terroriste

Si të forcohet infrastruktura kritike kundër sulmeve terroriste është duke u eksploruar gjatë një seminari rajonal ekspertësh tre-ditor për përfaqësuesit nga tetë shtete pjesëmarrëse të OSBE-së në Evropën Jug-Lindore, i cili u hap dje në Shkup.

Punëtoria përfshinë më shumë se 40 ekspertë nga organizata ndërkombëtare dhe rajonale, institucione kërkimore dhe sektori privat, dhe përqendrohet në nismat aktuale dhe sfidat e strategjive kombëtare përkatëse për mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Ngjarja synon të japë një përmbledhje të peizazhit të kërcënimeve për sektorë të ndryshëm kritikë, përfshi objektivat e ashtuquajtur “të butë”, duke nënvizuar si kërcënimet fizike ashtu edhe ato në internet.

Punëtoria u organizua nga Njësia për veprim kundër terrorizmit të Departamentit të OSBE-së për Kërcënime Transnacionale, nën përkrahje të Misionit të OSBE-së në Shkup, si dhe në partneritet të ngushtë me Drejtorinë Ekzekutive të Komitetit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit (UNCTED), Interpolin, si dhe Zyrën e OKB-së për luftë kundër terrorizmit (UNOCT).

“Sulmet terroriste në mbarë botën kanë treguar se infrastruktura kritike dhe objektivat e ‘butë’ janë më të prekshëm se kurrë, dhe kjo kërkon që shtetet të hartojnë plane veprimi dhe programe,” deklaroi Viktor Dimovski, Drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare të Maqedonisë së Veriut.

Punëtoria synon të mbështesë shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së në zbatimin e Rezolutës 2341 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u bën thirrje shteteve anëtare të adresojnë rrezikun e sulmeve terroriste kundër infrastrukturës kritike, si dhe të marrin parasysh masat në hartimin e strategjive dhe politikave kombëtare, përveç rezolutave tjera përkatëse.

Gjatë gjithë seminarit, ekspertët kanë përdorur Përmbledhjen e Praktikave të Mira për Mbrojtjen e Infrastrukturës Kritike kundër Sulmeve Terroriste të Kombeve të Bashkuara si një mjet udhëzimi.

“OSBE-ja ka qenë partner kryesor në ofrimin e asistencës teknike dhe këshillave për zbatimin e angazhimeve ndërkombëtare kundër terrorizmit, si dhe në mbështetjen e hartimit të planeve të veprimit në gjithë rajonin,” tha ambasadori Clemens Koja, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup. “OSBE do të vazhdojë të punojë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit në të gjitha format e saj,” shtoi ai.

“Drejtoria Ekzekutive e Komitetit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit ka kryer vlerësime të vendeve në mbarë botën, në emër të Komitetit Kundër-Terrorizmit të Këshillit të Sigurimit, i cili na mundësoi të identifikojmë praktikat e mira në përpjekjet e shteteve për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe objektivat e butë kundër sulmeve terroriste, por ekziston nevoja e mëtejshme për të shkëmbyer përvoja dhe mësimet e nxjerra midis shteteve, përfshi në nivelin rajonal, që është një nga objektivat kryesore të këtyre punëtorive,” tha znj. Anne-Maria Seesmaa, Zyrtare Ligjore në UNCTED.

Të dy folësit dhe pjesëmarrësit përsëritën nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional në të gjitha nivelet.

Fejzo Numanaj, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Njësisë së OSBE-së për Veprim kundër Terrorizmit, shtoi: “Ofrimi i rezistencës kombëtare tani është bërë një përgjegjësi ndërkombëtare dhe OSBE është e vendosur që të veprojë si një lehtësues rajonal dhe shumëzues i forcës, duke ofruar një platformë për shkëmbimin e praktikave të mira dhe ekspertizën.”

OSBE planifikon të zhvillojë punëtori tjera rajonale në të gjithë zonën e OSBE-së në vitin 2020 në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe rajonalë, si pjesë e Planit të Veprimit gjysmë-vjetor, të përfunduar së fundmi me Zyrën e OKB-së për luftë kundër terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button