Prej nesër do të fillojë vaksinimi falas kundër gripit sezonal

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, Viktor Isjanovski, sot informuan se vaksinimi falas kundër gripit sezonal fillon nesër, më datë 22 nëntor, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se janë blerë gjithsej 28,000 vaksina për këtë sezon, pa pagesë, dhe të destinuara për njerëzit mbi 65 vjeç, njerëzit me sëmundje kronike, fëmijët e moshës prej 6 muaj deri në 5 vjeç, gratë shtatzëna dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Sipas tyre, Qendrat e Shëndetit Publik kanë blerë 21,000 vaksina komerciale, të cilat nga e hëna do të jenë në dispozicion të qytetarëve.

“Jemi duke përmirësuar disponueshmërinë e vaksinave sezonale të gripit dhe që prej këtij viti, përveç 10 Qendrave për Shëndet Publik, ne kemi përfshirë tre poliklinika: Bukuresht, Çairin dhe Gjorçe Petrov në Qendrën e Shëndetit Publik në Shkup”, thuhet në kumtesë.

Nga ministria njoftojnë se në Qendrat e Shëndetit Publik, vaksinimi do të bëhet në dy ndërrime, ndërsa vaksinimi falas në tre poliklinikat do të bëhet ndërmjet orës 14:00 dhe 18:00. Bëhet fjalë për vaksina nga prodhuesit e njohur të huaj, përfshirë 27,000 vaksina nga “Mylon Abot” dhe 1000 vaksina nga “Sanofi”.

Sipas tyre, ashtu si në sezonet e kaluara, kulminacioni i virusit të gripit sezonal pritet në shkurt, dhe vaksinimi në këtë periudhë, nëntor dhe dhjetor, do të sigurojë mbrojtjen më të madhe në periudhën kur aktiviteti i virusit pritet të jetë më i larti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button