Zaevi për BDI-në: Kemi mosmarrëveshje, por raportet janë të qëndrueshme

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke komentuar deklaratën e Muhamed Zekirit, ka deklaruar se me partinë bashkëqeverisëse, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka mosmarrëveshje, por raportet janë të qëndrueshme, transmeton Portalb.mk.

“Kemi raporte të qëndrueshme me BDI-në dhe falë Zotit lirisë, kur kemi pabarazi dhe kur kemi mosmarrëveshje ato dalin në sipërfaqe, dhe kjo është arsyeja, t’i zgjidhim problemet. Ne jemi parti demokratike. Unë krenohem me demokracinë në LSDM dhe sigurisht e drejta e diskutimit, lirisë e mendimit ndryshe brenda ekziston. Jo, definitivisht në LSDM kemi bashkëpunim të shkëlqyer. Ishim partnerë dhe kur u sollën vendimet më të vështira për shtetin, u krenuam për suksese ekonomike dhe ai bashkëpunim është për të mirë të të gjithë qytetarëve në këtë shtet, dhe sigurisht debati është i hapur. Ekziston edhe mosmarrëveshje të caktuara dhe individë të caktuar në BDI drejt LSDM-së, dhe të mos flas dhe për parti të tjera politike, dhe tërë kjo tregon se jemi të ndryshëm”, tha Zaevi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button