Vjetërsia e lëndëve gjyqësore, Pendarovski: Janë të përfshirë më shumë njerëz dhe institucione

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski në intervistë për median “Birn”, ka deklaruar se në vjetërsinë e lëndëve gjyqësore janë të përfshirë më shumë njerëz dhe institucione dhe faji nuk është i vetëm një personi, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë që kuptojnë, sado pak nga jurisprudenca, e dinë se si vjetërsohet një lëndë në të cilin janë të përfshirë shumë individë, avokatë, gjykatës, dhe anëtarë të këshillit gjykues, mediat që ndjekin, se që të vjetrohet një lëndë e tillë, nuk duhet të merresh vesh vetëm me një njeri. Nuk mundet vetëm një njeri të vjetërsojë lëndën! Më shumë individë dhe institucione janë të përfshirë dhe unë nuk do ta apostrofoja vetëm gjykatësin, (nuk e di as emrin) se te kush konkretisht është vjetërsuar lënda”, tha Pendarovski.

Kjo deklaratë vjen ngaqë paraprakisht ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, i cili gjendet në azil në Hungari, Nikolla Gruevski i shpëtoi gjykimit në rastin e Prokurorisë Speciale Publike, “Trajektorja”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button