Boki 13 për 5 muaj ka pasur 25 kontrolle në spitalin e burgut

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor informoi se dje ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në ordinancën e cila gjendet në burgun e Shuto Orizares, pas informatave nga avokatët e Bojan Jovanovskit të cilët akuzojnë për pakujdes mjekësor, në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, njofton Portalb.mk.

Nga inspektimi i kryer, nuk janë konstatuar mangësi nga ana e Inspektoratit.

Prej atje thonë se nga kontrolli i kryer në dokumentacionin mjekësor, Jovanovski për herë të parë ka kërkuar më 16 korrik , gjatë së cilës është kontrolluar dhe i është dhënë terapi standarde.

“Në periudhën prej 16 korrik deri më 13 nëntor, për pacientin janë evidentuar gjithsej 25 kontrolle gjatë së cilës janë dhënë udhëzime specialistike dhe spitalore deri te institucionet shëndetësore të nivelit sekondar dhe terciar. Pastaj, udhëzimet janë dhënë me raportim paraprak mjekësor.  Pastaj, udhëzimet janë dhënë në pajtueshmëri për mjekim të mëtutjeshëm, por në disa raste pacienti është dërguar me Ndihmë të Shpejtë deri te institucioni përkatës shëndetësor, në interes për të fituar shërbime mjekësore, për çka ekziston evidencë e caktuar”, thonë nga Inspektorati Sanitar Shëndetësor.

Ndryshe, inspektimi është kryer pasi që, avokati Sashko Dukoski në një konferencë për shtyp kërkoi që klienti i tij urgjentisht të hospitalizohet dhe të mjekohet, për shkak problemeve serioze shëndetësore.

Sipas Dukoskit, Boki 13 ka probleme me stomakun, mosfunksionimin e plotë të veshkës së majtë dhe për çka citoi edhe dokumentet mjekësore, ndërsa terapia me antibiotikë që i është përshkruar atij nuk i është mundësuar. Dukoski thotë se klienti i tij nuk mund të lëvizë vetë dhe se ka nevojë për ndihmë për nevojat fiziologjike të tij.

Ndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button