Dimitrovi vizitoi zyrën në NATO: Me anëtarësimin e RMV-së, do të kontribuohet në sigurinë e rajonale dhe transatlantike (FOTO)

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka vizituar zyrën e sapoblerë në Bruskel, ndërkaq, në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të NATO-s ka deklaruar, se me anëtarësimin e plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në Aleancë, do të kontribuohet në sigurinë e rajonale, transmeton Portalb.mk.

Dimitrovi në zyrat e RMV-së në NATO
Dimitrovi në zyrat e RMV-së në NATO

Ai sot ka publikuar fotografi nga vizita e tij në zyrën e RMV-së në NATO në Bruksel, e cila është blerë për rreth 3 milionë euro.

“Ditën e kemi shfrytëzuar edhe për vizitë të hapësirave të ardhshme të misionit të Maqedonisë së Veriut”, tha Dimitrovi.

Ai është shoqëruar edhe nga sekretari shtetëror i ShBA-ve, Majk Pompeo, i cili ka deklaruar se anëtarësimi i plotfuqishëm i RMV-së në NATO, nënkupton siguri më të madhe edhe për qytetarët e ShBA-së.

Dimitrovi në zyrat e RMV-së në NATO
Dimitrovi në zyrat e RMV-së në NATO

“Siguria e qytetarëve tanë nënkupton pranim të Maqedonisë së Veriut. Kisha mundësi të shkoj atje muajin e kaluar. Si anëtare e 30 e NATO-s, Senati i ShBA-së, më 22 tetor e ka ratifikuar Protokollin për Maqedoninë e Veriut dhe presim që ajo zyrtarisht t’i bashkëngjitet Aleancës”, tha Pompeo.

Kjo vizitë vjen në vazhdën e mbledhjes së ministrave, në të cilën, Dimitrovi premtoi se RMV-ja do të demonstrojë vendosmëri në krijimin e një ambienti të sigurt në rajon dhe në hapësirën transatlantike.

“Me hyrjen në NATO, Maqedonia e Veriut do të kontribuojë në fuqizimin e sigurisë rajonale dhe do të demonstrojë vendosmëri në krijimin e ambientit rezistues të sigurt, i aftë të përballet me sfidat potenciale si në kuadër rajonit, po ashtu edhe në hapësirën më të gjerë transatlantike”, tha Dimitrovi.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov

Nga MPJ-ja kanë informuar se në takim, Dimitrovi ka pasur rast të tregojë se sa për RMV-në është e rëndësishme anëtarësimi në NATO dhe cili është roli i saj në ndarjen e barabartë të detyrimit financiar, në luftën kundër terrorizmit, në stabilitetin rajonal dhe në realizimin e operacioneve ndërkombëtare gjatë përballjes me rreziqet jokonvencionale të sigurisë.

Në kuadër të vizitës, ai ka realizuar edhe takim me zëvendëssekretarin gjeneral të NATO-s, Mirçea Xhoana dhe ministrin e Francës, Zhan Iv Le Drian, e Portugalisë, Augusto Santos Silva, e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e Greqisë, Nikos Dendias, e Luksemburgut, Zhan Aselborn, e Sllovenisë, Miro Cerar, e Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, e Çekisë, Tomas Petzhiçek, e Danimarkës, Jele Koford, e Polonisë, Jaçek Çaputoviç dhe të Hungarisë, Peter Sijarto.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button