Velkovski me nevoja të veçanta në Samitin e KB-së, takoi Beckhamin dhe kërkoi fëmijët si ai t’i ndjekin ëndrrat e tyre

Jane Velkovski nga Maqedonia e Veriut, 11-vjeçar me nevoja të veçanta sot ka mbajtur fjalim në Samitin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Duke i këshilluar fëmijët të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre, ka porositur të moshuarit të bëjnë çmos për realizim të të drejtave të fëmijëve, t’i heqin barrierat ndaj të rinjve  dhe t’i japin fund diskriminimit, njofton Portalb.mk.

“Kam lindur me atrofi muskulore spinale dhe për shkak të kësaj sillem gjithandej me karrocë invalidore, të cilën unë e quaj formula një. Prindërit e mi që kur kam qenë i vogël, më kanë mësuar se mund të bëj gjithçka çfarë bëjnë fëmijët e tjerë, por vetëm në mënyrë tjetër. Ashtu sikurse rritesha, ajo u bë rregull: Të bëj gjithçka dhe të kënaqëm me jetën. Shkoj në shkollë dhe kam shumë shokë. Mësoj, dal, luaj, por pasioni im më i madh është futbolli. E kam dashur futbollin që kum kam qenë i vogël dhe luaj futboll në çdo moment kur mundem. Më jep fuqi, energji dhe më bën të lumtur. Futbolli më ka ndihmuar që ta marrë terapinë, më lidh me shumë personalitete të njohura dhe më bën luftëtar të madh të barazi dhe sport. Besoj se të gjithë në botë mund të luajnë futboll. Pavarësisht asaj se si luajnë, me rëndësi është të jenë të barabartë dhe të respektuar. Konsiderohem vetvetiu si i njëjtë me të tjerët, dhe kjo është mënyrë me të cilën veproj, dhe kjo është mënyrë me të cilën duhet të gjithë të veprojmë. Kjo nuk është e lehtë kur përdor karrocë invalidore, sepse në rrugë dalin shumë pengesa. Por pengesa ime nuk më pengon. Ajo që më pengon janë barrierat e veprimit tim. Më irriton kur unë jam i penguar të shkoj diku, nëse nuk ka transport për mua, dhe duhet të më dërgojnë prindërit e mi. Kur isha më i vogël, prindërit më ndihmonin dhe i largonin pengesat për mua, por unë dua të rritem si individ i pavarur”, tha Vekovski.

Dhe për t’u bërë më emocionues prania e tij në këtë Samit, ai ka takuar futbollistin e preferuar, David Beckham.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button