Shorti në Euro 2020, vendet e ulëta denoncojnë skandalin

Rregullat tejet të komplikuara të shortit për fazën finale të Europianit të futbollit dhe shpërndarja në shtete të ndryshme si asnjëherë më parë, ka ngjallur polemika që në gjenezën e idesë së UEFA-s. Por tani në fundin e fushatës kualifikuese dhe kur të gjithë finalistë presin me kërshëri të mësojnë shortin e grupeve për verën që vjen, vendet e ulëta evokojnë skandal, njofton TCH.

Në Belgjikë dhe Holandë po e quajnë ende pa nisur, një proces të falsifikuar dhe skandaloz atë që pritet të zhvillohet në Romekspo të Bukureshtit mbrëmjen e 30 Nëntorit. Dy kombëtaret në fjalë e njohin grupin e tyre tashmë dhe shumë prej kundërshtarëve që do të luajnë. Belgjika njeh që tani dy prej rivalëve të verës, Danimarkën dhe Rusinë.

“Për mua është një lloj falsifikimi i këtij kompeticioni dhe sinqerisht më duhet ta them se rregullat e kompozimit të grupeve janë skandaloze”, është shprehur Kevin de Bruyne, futbollist i Belgjikës.

Në të njëjtën linjë ishte dhe trajneri i Holandës Ronald Kuman. Sipas formulës sfilitëse të UEFA-s, vendet pritëse të EURO 2020 ishin vendosur më parë në grupe, në rast të kualifikimit eventual, madje kjo u bë edhe për shkak të kufizimeve të përballjeve për motive politike apo diplomatike.

Edhe Franca ka krijuar polemika pasi në 30 nëntor, mbrëmjen e shortit në Bukuresht, trajneri Deshamp do të shkojë vetëm për të mësuar nëse rivali i tretë i grupit, do limitohet në zgjedhje mes Finlandës apo Uellsit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button