“Plas” sherri në dasëm, femrat grushtojnë njëra-tjetrën (VIDEO)

Dasma është kthyer në një arenë boksi teksa të ftuarit përleshen me njëri-tjetrin, transmeton OraNews.

Dita speciale e një çifti në Kanada u kthye në ditën më të tmerrshme si pasojë e incidentit të ndodhur.

Nuk bëhet ende me dije se përse filloi sherri por ka patur edhe të plagosur teksa 4 persona janë shtruar në spital.

Gjatë përleshjeve torta e dasmës është shkatërruar plotësisht si dhe disa tavolina dhe karrige ku janë përplasur dasmorët.

Përveç meshkujve në videon e postuar në rrjete sociale tregohen dhe disa femra të cilat kapen prej flokësh në hyrje të sallës së dasmës.

Por kishte edhe nga ata dasmorë të cilët mundoheshin të qetësonin gjakrat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button