Zaev u takua me deputetët shqiptar, këto janë temat që u diskutuan

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut është takuar me ekipin e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë të udhëhequr nga deputetja socialiste Mimi Kodheli, transmeton Portalb.mk.

“Është vlerësuar se politikat progresive të kryeministrit Zaev janë shembull për lidership çfarë u duhet qytetarëve dhe se kontribuojnë për perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe të mbarë rajonit”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së RMV-së.

Pjesëmarrësit theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve, duke theksuar nevojën për integrimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, Zaev u falënderua për mbështetjen e Shqipërisë e cila midis të parëve e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e shtetit në NATO.

“Do ta vazhdojmë dinamikën e bashkëpunimit rajonal me drejtimin e institucioneve që në mënyrë më aktive të bashkëpunojnë dhe përmes lehtësimit të procedurave për kalimin e vendkalimeve kufitare, siç është projekti “StopShop”. Të vazhdojmë me reformat, veçanërisht në gjyqësi. Parlamentet janë shumë të rëndësishme në sjelljen e vendimeve pozitive për qytetarët”, tha kryeministri Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button