Mbi 100 të vrarë në protestat në Iran

Amnesty International thotë se forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë të paktën 106 vetë në protestat anti-qeveritare që nisën të premten.

Bazuar në rrëfimet e dëshmitarëve okularë, Amnesti International thotë se forcat e sigurisë vranë 106 protestues dhe së shpejti do të publikohen edhe detaje të tjera, transmeton Top Channel.

Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se disa persona janë vrarë, përfshirë të paktën një anëtar të forcave të sigurisë në protestat që nisën të premten dhe u përhapën në dhjetëra qytete të tjera të vendit. Por qeveria iraniane nuk ka publikuar ndonjë numër zyrtar të personave të vrarë.

Protestat nisën në përgjigje të një vendimi për rritjen me 50 për qind të çmimit të karburantit të subvenciunuar nga qeveria. Shumë iranianë e shohin këtë rritje si një tjetër barrë tjetër mbi ta në një kohë kur kushtet ekonomike në vend janë përkeqësuar ndjeshëm, kjo edhe si pasojë e sanksioneve të vendosura nga shtetet e bashkuara të Amerikës.

Irani shtypi me dhunë valën e fundit të protestave mbarëkombëtare që përfshiu vendin nga fundi i dhjetorit të vitit 2017 deri në fillim të janarit të vitit 2018. Të paktën 22 vetë u vranë në operacionet për shtypjen e atyre protestave, të cilat u nxitën nga zemërimi i publikut me korrupsionin e qeverisë dhe keqmenaxhimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button