Tetovë: Pas reshjeve të shiut, rruga te stacioni i autobusëve gati për të notuar (VIDEO)

Rruga e cila të dërgon deri te stacioni i autobusëve në Tetovë të lë përshtypje sikur arrin në ndonjë vend të Afrikës e jo në vend që pretendon të hyjë në Evropë. Çdo here pas reshjeve të shiut, kjo rrugë shndërrohet në liqen dhe bëhet jofunksionale. Arsyeja qëndron në mosfunksionimin e kanalizimit atmosferik, shkruan Portalb.mk.

Rruga që të dërgon deri te stacioni i autobusëve në Tetovë është e mbushur me gropa, të cilat dhe mbushen me ujë gjithmonë pas reshjeve të shiut. Si pasojë, shkaktohet tollovi në trafik madje dhe disa vetura nuk mund të kalojnë.

Ndërmarrja Komunale Publike (NPK) dhe Komuna e Tetovës përgjegjësinë për këtë e adresojnë te njëra tjetra

Zëdhënësi i Komunës, Armend Fazliu tha se për këtë problematikë duhet të komunikohet me NPK-në.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” (NPK) thanë se problemi qëndron në mosfunksionimin e kanalizimit atmosferik i cili gjendet te stacioni i hekurudhor. Sipas tyre, NPK ka kërkuar nga Komuna e Tetovës të intervenojë por nuk kanë marrë përgjigje.

“Problemi më i madh i rrugës te stacioni i autobusëve në Tetovë është mosfunksionimi i kanalizimit atmosferik i cili gjendet te stacioni i trenave, ne vazhdimisht e pastrojmë këtë pjesë mirëpo kjo nuk mjafton. Aty ka mungesë të kanalizimit serioz atmosferik, ne kemi propozuar zgjidhje deri te Komuna e Tetovës në lidhje me këtë por nuk kemi marrë përgjigje” thanë nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” (NPK).

I kontaktuar nga Portalb, drejtori i ndërmarrjes, Xhelal Ceka na tha se kompetent për këtë çështje është shefi i urbanizmit në Komunën e Tetovës, Arsim Nuredini. Ndërkaq, ky i fundit është i pakapshëm për redaksinë e Portalb.mk.

Kjo rrugë nuk është e vetmja e cila haset me probleme secilën here kur ka reshje të shiut, Portalb.mk e ndjek vazhdimisht këtë problematikë që sipas disa qytetarëve shkak për këtë dyshohet të jetë cilësia e dobët e punimeve të rrugëve dhe mungesa e kanalizimeve atmosferike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button