Ndërmjet demokracisë dhe stabilokracisë – politika e zgjerimit të BE-së sipas shembullit të Serbisë

Be-ja, e vetëdijshme për deficitin demografik të vendeve të Ballkanit Perëndimor (si dhe probleme të tjera në vend të parë ekonomike), synon drejt formimit të marrëdhënieve të afërta por specifike, me këtë rajon, pa anëtarësim të plotfuqishëm.

Rënia e Millosheviçit, respektivisht regjimit jo demokratik në vitin 200, e vendosi Serbinë në rrugën drejt integrimit evropian. Edhe përskaj euro- skepticizmit në rritje të Partisë Demokratike të Serbisë të udhëhequr nga Voisllav Koshtunica (president i Republikës Federale të Jugosllavisë nga viti 200 deri në vitin 2003 dhe Kryeministër nga viti 2004 deri në vitin 2008) dhe përkundër kundërshtimit të fuqishëm në formë të së djathtës ekstreme të Partisë radikale serbe, politikës shtetërore nuk ju vu në pikëpyetje vazhdimësia e integrimit evropian të Serbisë. Ky përkushtim ekziston edhe pas vitit 2012, kur erdhi në pushtet Partia Progresive e Serbisë. Nga ana e saj, BE-ja ka “inkurajuar” Serbinë në procesin e reformave për 19 vite, duke i dhënë asaj statusin e kandidatit, ndërkohë, dhe në vitin 2014 filluan zyrtarisht negociatat e pranimit. Por, një analizë sipërfaqësore tregon në atë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE janë kundërthënëse, domethënë nuk janë plotësisht të sinqerta nga të dyja drejtimet. Ajo që ka zhgënjyer veçanërisht publikun e gjerë dhe ekspertët është pozicioni i BE-së, i cili pritet të trashëgojë dhe përhapë lirinë dhe demokracinë.

Këtu duhet të theksohet se “jo sinqeriteti” i lartpërmendur në marrëdhëniet Serbi-BE është rritur vitet e fundit. Deri në vitin 2012, qeveria, me Partinë Demokratike si selinë e saj, me të vërtetë përpiqej për hyrjen e Serbisë në BE, dhe ky ishte identiteti i saj thelbësor – si një kontrast me regjimin e vjetër të viteve 1990 dhe opozitës euroskeptike. Sidoqoftë, ajo prapëseprapë nuk ishte e gatshme të hiqte dorë nga praktikat e klientelizmit të cilat pengonin progresin e vendosur. Nga ana tjetër, qeveria e re me Partinë Progresive të Serbisë dhe (së shpejti) me Aleksandar Vuçiqin në krye shkoi një hap më tutje – jo vetëm që nuk hoqi dorë nga klientelizmi, por seriozisht dëmtoi institucionet demokratike, deri në atë masë që nuk mund të flitet as për demokraci minimale, por më tepër për autoritarizmin konkurrues siç e kam shpjeguar tashmë në tekstin tim të mëparshëm

Bashkimi Evropian është në shënjestër të kritikës – stabilokraci në vend demokraci

Ndërsa mund të pritet që BE të ketë frenim në komentime, marrin anë dhe “bëjnë tifo” kur është në pyetje dinamika e brendshme politike e vendeve individuale që janë pjesë e BE-së ose që i rëndojnë, kontradiktat themelore mund të shihen në heshtjen, inkurajimin dhe lavdërimin e regjimit i cili në thelb është në kundërshtim me zgjedhjet e ndershme dhe konkurrencën politike, si dhe mbrojtjen sistematike të të drejtave njerëzore, Në literaturën profesionale, por edhe më gjerësisht, në vitet e fundit është vendosur nocioni “stabilokracia”, si një lloj regjimi që ka institucione formale demokratike, por me praktika jodemokratike, dhe megjithatë ka një komponentë të legjitimitetit të huaj. Më konkretisht, BE i pranon regjimet në Serbi, si dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si demokratike (me fjalë të tjera, të ligjshme), dhe nga ana tjetër pret besnikëri në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për BE-në, angazhim zyrtar për integrimin dhe stabilitetin evropian. Me fjalë të tjera, satbilokracia është lloj regjimi cili nga “brenda” i shërben praktikave jodemokratike (autoritarizëm konkurrues) dhe nga “jashtë” pranohet si legjitim (të paktën minimalisht demokratik). Këndvështrimi i tillë i BE-së, shikuar nga aspekti racional, në të vërtetë në planin afatgjatë çon në paqëndrueshmëri dhe pakënaqësi ndaj shoqërive të vëzhguara dhe duke shikuar në mënyrë emocionale, çon në zhgënjim ndaj euro integrimeve.

Kur është në pyetje aspekti i parë (jo stabiliteti dhe mos kënaqësia), rrethanat politike dhe sociale në Serbi vitet e fundit tregojnë probleme serioze. Shembujt më mbresëlënës janë pakënaqësia publike dhe protesta kundër ad hoc zgjidhjeve urbane në favor të investitorëve në (Beogradi në ujë), por edhe korrupsione të sistemit, protesta ”kundër diktaturës” pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, protesta masive “1 deri 5 milionë” në të gjithë Serbinë në fund të vitit 2018 dhe fillim të vitit 2019, bojkoti i parlamentit nga pjesa më e madhe e opozitës gjatë vitit 2019 (me shembuj të mëparshëm të lëshimit të seancave në Parlament) dhe deri tani më shumë aktorë të opozitës kanë paralajmëruar edhe bojkot të zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe lokale të vitit 2020. Nëse shtojmë se këto mundësi politike ndodhin në kontekstin e standardeve të ulëta të jetesës, pabarazive të mëdha socio-ekonomike dhe emigracionit masiv, mund të thuhet se kjo “stabilokraci” sjell shumë kjo (sidomos negative), madje pse jo dhe stabilitet.

Kur bëhet fjalë për pasojën tjetër problematike të marrëdhënieve të BE-së ndaj regjimit në Serbi (zhgënjimi në euro integrime), dhe kjo mund të përballet me analizën e qëndrimit të opinionit publik dhe aktorëve të opozitës. Ndërsa mbështetja e qytetarëve për hyrjen e Serbisë në BE gjatë viteve 2000 është luhatur midis 60 përqind dhe 70 përqind (73 përqind në nëntor 2009), nga viti 2012 ajo ka lëvizur midis (vetëm) 41 përqind dhe 55 përqind. Ndërsa nuk duhet të thotë se rënia e mbështetjes për integrimin evropian është e lidhur në mënyrë të qartë me tonin e butë të BE-së drejt rrënimit të institucioneve demokratike (duhet të mbahet mend se Partia Progresiste e Serbisë dhe Aleksandar Vuçiq ende kanë mbështetje të konsiderueshme), ai gjithsesi sugjeron ngopjen e publikut me premtime të njëjta, kurrë të përmbushura dhe mantra për një jetë më të mirë dhe institucione funksionale (demokratike) dhe rënien e përgjithshme të besimit se BE është me vlerë dhe një “klub” interesant.

Bashkimi Evropian kritikon – nuk tolerohet gjithçka dhe gjithmonë

Kritikat në llogari të BE-së janë të qarta dhe të drejtpërdrejta. Sidoqoftë, duhet të theksohet se nuk është e vërtetë që BE-ja hesht për gjithçka dhe se është plotësisht pa kriter “t’i fërkojnë shpinën” përfaqësuesve të autoriteteve serbe. Raporti i fundit i Komisionit Evropian i përparimit për Serbinë, në mënyrë të qartë nxjerr në pah problemet në fushën e demokracisë. Ndër të tjera, ekziston polarizimi politik, mungesa e punës në parlament (mbikëqyrja e pushtetit ekzekutiv, qëndrimi ndaj opozitës), mungesa e përparimit në përmirësimin e kushteve elektorale, korrupsioni si problem i rëndësishëm në disa sfera dhe theksohet mungesa e përparimit në fushën e lirisë së shprehjes ” seriozisht shqetësuese” E pritshme që pas fjalorit “burokratik” të fshihen kritika të rëndësishme. Përfaqësuesit e autoriteteve në Serbi publikisht shprehën mospajtim për këtë pjesë të raportit, por megjithatë kanë vërejtur se duhet të bëjnë diçka nëse dëshirojnë të mbajnë marrëdhënie të mira me BE-në. Kryetarja e parlamentit deklaroi se bëhet fjalë për përmirësimin e punës së Parlamentit (p.sh, zvogëlimin e numrit të ligjeve që miratohen me procedurë të përshpejtuar), ndërsa në dritën e bojkotit të mundshëm të zgjedhjeve të ardhshme, qeveria ka rënë dakord për negociata për lëshime të caktuara në sferën e kushteve zgjedhore.

BE gjithashtu e sheh rolin e saj në dialog përmes ndërmjetësimit në të ardhmen, dhe Tanja Fajon, kryetarja e re e Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komisionin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet Serbisë dhe BE-së, nuk ngurroi të shprehë shqetësim për klimën politike dhe marrëdhëniet e autoriteteve me opozitën dhe situatën mediatike. Në përgjithësi, ndoshta mund të themi se konstatimet të cilat i japin institutet e BE-së dhe përfaqësuesit e saj janë të buta, por prapëseprapë problemet nuk mund të anashkalohen, të paktën jo plotësisht. BE-ja mund të mos shikojë gjerë me sy të hapura funksionimin e vërtetë të regjimit në Serbi, por nuk është as plotësisht symbyllur.

Pranimi i vendeve me regjime jodemokratike në Bashkimin Evropian si një provë përfundimtare

Pranimi i regjimeve jo-demokratike në BE do të kishte pasoja të konsiderueshme të këqija. Së pari, me këtë do t’i jepej legjitimitet i jashtëm regjimeve jodemokratike, sepse do të njiheshin si demokratike, por edhe të suksesshme, sepse “nuk mund të hysh aq thjeshtë” në një klub të vendeve të “suksesshme demokratike” Së dyti, opozita pro-demokratike në këto vende do të tradhtohej dhe dobësohej. Së treti, BE do të humbiste veglat që kishte gjatë negociatave, me të cilat do të mund të kishin detyruar ndryshime dhe ndërrime të caktuara, duke pasur parasysh rëndësinë, por edhe pikat politike që sjell me vete anëtarësimi në BE. Për Serbinë, kjo do të nënkuptonte që regjimi me Aleksandar Vuçiç në krye, merr “dekoratë” të demokracisë dhe suksesit, opozita (aktualisht) në formën e Aleancës për Serbinë, Lëvizjes Qytetare të Lirë, lëvizjeve qytetare (lokale) dhe partive të tjera do të lihej në të thatë, duke rrezikuar rritjen e Euro skepticizmit midis tyre, dhe BE do të humbiste mekanizmat e saj të mëparshëm të kushtëzimit, duke mos dashur të mprehte kritikat ndaj “idilit” dhe entuziazmit të krijuar nga zgjerimi i ri.

Por thjesht fakti që vendet me regjime jodemokratike nuk janë pranuar deri më tani në BE (një çështje e veçantë është erozioni i institucioneve demokratike në disa vende tashmë në BE) tregon për një distancë dhe vlerave të caktuara për të cilat BE ende mbahet, pavarësisht nga marrëdhëniet e mira zyrtare. Rasti i fundit në të cilin BE-ja i vendosi “rampën” përparimit në integrimin evropian, pavarësisht marrëdhënieve të mira, janë Maqedonia Veriore dhe Shqipëria. Pavarësisht zgjidhjes së kontestit të rëndësishëm dhe të gjatë për emrin e shtetit, nuk u miratua fillimi i negociatave për pranimin e Maqedonisë Veriore. Shqipëria, aleati i padiskutueshëm i Perëndimit dhe anëtar i NATO-s, gjithashtu nuk i është dhënë datë për të filluar negociatat. Të vetëdijshëm për bllokimin e integrimeve evropiane, të dy vendet, së bashku me Serbinë, po planifikojnë një “Shengen të vogël”, d.m.th, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve ndërmjet tyre, edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do mund tu bashkoheshin atyre.

BE, e vetëdijshme për deficitin demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor (si dhe probleme të tjera, kryesisht ekonomike), dëshiron të krijojë marrëdhënie të ngushta por specifike me këtë rajon pa anëtarësim të plotë. Nga ana e tyre, vendet e Ballkanit Perëndimor (më saktë, regjimet), të vetëdijshëm për synimet e BE-së, kuptojnë se bashkëpunimi i ndërsjellë është zgjidhja më e mirë si në aspektin ekonomik ashtu edhe politik – në këtë mënyrë, BE-ja gjithashtu nuk do të ketë levë për një kërkesë më të fuqishme për respektimin e normave demokratike, duke pasur parasysh distancën e anëtarësisë së plotë.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button