Grujoski i arratisur sërish u dënua me një vjet e gjysmë burg për djegie të provave për përgjimet

Gjykatësja Elena Ilievska-Josifoviq, është e përmendur në raportin e Stejt Departamentit për lidhje familjare dhe biznesi me VMRO-DPMNE-në, e ka dënuar ish kryeshefin e Drejtorisë së pestë në MPB, i cili momentalisht është në arratisje, Goran Grujovski, me 1 vjet e gjashtë muaj burg për djegie të paautorizuar të rreth 20.000 shkresave-prova në DSK për përgjimin masiv pë të cilën është i akuzuari i parë në lëndën “Target-Fortesa”, njofton Portalb.mk.

Grujovski dënimin e njëjtë e ka marrë nga Gjykata Themelore Shkupi 1 për herë të dytë, pasi që Gjykata e Apelit në maj të vitit 2018-të lëndën “Fortesa 2” e ka kthyer në rigjykim. Aktgjykimi i parë i është shqiptuar në mungesë, nga gjykatësja Lidija Petrovska, e njohur si “gjykatësja svarovski” nga përgjimet e paligjshme.

Gruevski ish funksionari i parë i cili u arratis dhe mori dënim në mungesë. Aktgjykimi i personit të akuzuar më rëndë vjetërsohet se sa vepra penale në akuzë të personit në arratisje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button