Qeveria e RMV-së e promovoi portalin “E-financa”, pret ulje të korrupsionit në shfrytëzimin e parave të qytetarëve

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev, ministrja e Financave, Nina Angelovska dhe ministri përgjegjës për Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski sot e kanë promovuar portalin “E-financa”, me të cilin presin parandalim dhe ulje të korrupsionit gjatë shfrytëzimit të mjeteve buxhetore – parave të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Hapja e portalit “E-financa” nënkupton publikim të 12 milionë e gjysmë transaksioneve të institucioneve të pushtetit ekzekutiv dhe lokal që nga viti 2010 e këtej, të cilat do të përditësohen çdo pesëmbëdhjetë ditë. Për të dhënat që lidhen me komunat, për publikimin e tyre, në mënyrë shtesë duhet të vendosin këshillat e komunave.

Zaevi vlerësoi se hapja e portalit “E-financa”, është masë në drejtim të uljes së korrupsionit dhe evidentim të dukurisë se ndaj cilave firma komunat e caktuara transferojnë mjete.

“Hapja e trezorit dhe gjithë të dhënave në të, është një nga masat më të mëdha në drejtim të uljes së korrupsionit dhe parregullsive në punën e institucioneve shtetërore si dhe kursim të parave të qytetarëve. Me këtë, qytetarët, shoqatat dhe mediat do të mund të ndjekin pagesat e qytetarëve dhe të shohin se nëse një institucion transferon para në ndonjë firmë a person fizikë shpesh herë”, tha Zaevi, i cili apeloi që vazhdimisht të përdoret kjo platformë.

Edhe për ministren Angelovska, kjo platformë do të kontribuojë në uljen e nivelit të korrupsionit, duke e kufizuar manifestimin e fuqisë.

“Kjo platformë është deklasifikim të të dhënave të transaksioneve të shfrytëzuesve buxhetor.  Tregojmë se kemi kapacitet institucional, për hapa të mëdha demokratike. Transparenca është mjeti bazik. Ajo e kufizon manifestimin e fuqisë, dhe nxit shpenzim më të drejtë dhe më përgjegjës të mjeteve buxhetore, të parave të qytetarëve, për shkak të frikës nga kapja e aktivitetet jolegal. Ky është efekti kthyes i transparencës ndaj uljes së korrupsionit”, tha Angelovska.

Për ministrin Popovski, hapja e kësaj platformë krijon mundësi që organizatat joqeveritare dhe qytetarët të japim sugjerime për përmirësim të politikës së transparencës së kësaj Qeverie dhe si më mirë të kanalizohen mjetet buxhetore. Ai duke cituar hulumtimin e projektit “ACTION SEE” të Fondacionit “Metamorfozis”, tha se hapja e kësaj platforme do të ndikojë në përmbushjen më të madhe të indikatorëve të nënkategorisë “publikimi i buxhetit qytetar”.

“Sipas hulumtimit të ACTION SEE-së, për hapjen, transparencën dhe llogaridhënien e pushtetit ekzekutiv në rajon, Qeveria e RMV-së bashkë me Malin e Zi, është lider në rajonin sipas indeksit të transparencës që arrin deri në 78 për qind në përmbushjen e indikatorëve. Trendi është rritur vitet e fundit dhe ka sjellë kthesë në rangimin e shtetit tonë, kur dihet se në vitin 2016 ishim në vendin e fundit. Atëherë kishte përmbushje të vetëm 50 për qind të indikatorëve. Ajo çfarë meriton vëmendje pozitive në këtë hulumtim, është rangimi i shtetit tonë në vendin e parë në nënkategorinë ‘publikimi i buxhetit qytetar’. Me këtë që sot po e bëjmë, do të jemi edhe më lartë të ranguar”, tha Popovski.

Në “E-financa” do të publikohet edhe borxhi shtetëror, i cili do të përditësohet në çdo tre muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button