Zaev: Vetingu është obligimi ynë, patjetër duhet të kalojmë nëpër atë proces

Kryeministri Zoran Zaev, në promovimin e sotëm të ueb-platformës “Financa të hapura”, e komentoi paralajmërimin e Ruskoskës për hetim financiar të gjykatësve që e nxorën ish prokuroren speciale, Katica Janeva, nga paraburgimi shtëpiak, njofton Portalb.mk.

Zaevi më pas ka folur për vetingun “si proces të domosdoshëm i cili patjetër duhet të ndodh”.

“Populli ynë vendos për shkundje edhe të gjykatësve, politikanëve, agjencive, ministrive dhe ngjashëm. Duke mësuar nga Shqipëria mund të themi se jemi të gatshëm. Vetingu është obligimi ynë si shoqëri. Nuk mendoj se duhet që ta zbatojnë politikanët. Nuk duhet që të shihet ajo si mister, patjetër duhet të kalojmë nëpër atë proces. Patjetër duhet që të shkundemi të gjithë, që të dihet nëse kemi hyrë t’i shërbejmë shtetit, duhet në mënyrë transparente t’i japim të gjitha të dhënat tona dhe për familjet tona”, tha Zaev.

Ai tha se në lidhje me këtë proces ka sinjale pozitive edhe nga opozita dhe shpreson se së shpejti do të realizohet.

“Më vjen mirë që shoh edhe sinjale nga opozita, kështu që mendoj se ky proces do të ndodh në të ardhmen”, tha Zaev.

VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button