Gjykatësja Vesna Dimishkova po merret në pyetje nga prokurorja Villma Ruskoska

Gjykatësja e procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit, Vesna Dimishkova, është ftuar në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të japë njoftime të caktuara, konfirmuan nga Prokuroria, transmeton Portalb.mk.

Nga Prokuroria nuk zbulojnë detaje se për çfarë konkretisht dhe në kuadër të cilit lëndë është e ftuar Dimishkova.

Jo-zyrtarisht, Ruskoska ka vendosur që ta ftojë Dimoshkovën pas deklaratës/tave të biznesmenit/nëve se vëllai i tij, avokati Vasil Dimishkov, ka pasur rol në rastin “Reket”. Një pjesë e mediave, duke u ftuar në procesverbalin që ka dalë jo-zyrtarisht nga Prokuroria, në të cilin është e evidentuar deklarata e Orce Kamçevit, shkruajnë se mu Dimishkova ka qenë ajo që e ka informuar Kamçevin se është nën masa të veçanta hetuese dhe se “duhet të paguajë që të paguajë që të lehtësohet lënda kundër tij”.

Prokurorja Vilma Ruskoska atëherë e ka konfirmuar vërtetësinë vetëm të faqes së parë të dokumentit që është publikuar në opinion. Për përmbajtjen tjetër e cila nuk ishte me faksimile, ku përveç Dimishkovës përmendeshin edhe personalitete të jetës politike, Ruskoska theksoi se “as që janë në procesverbal, as që kanë dalë nga përmbajtja e procesverbalit”.

Për çka mbahet mend Dimishkovska?

Gjykatësja Vesna Dimishkovska ka mundësuar që Prokuroria Speciale të futet në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Dimishkova është gjykatësja që në prill të këtij viti PSP-së i ka nënshkruar urdhër për bastisje në banesën e Kosta Kërpaçit, i cili para vetëvrasjes ka bashkëpunuar me PSP në rastin “Fortesa”. Gjykatësja pas këtij urdhri është degraduar nga gjykatëse për krim të organizuar në gjykatëse për krim të thjeshtë.

Ajo është e njohur edhe nga rasti “Detonatori” kur merrte kërcënime nga të akuzuarit, për këtë kishte ngritur procedurë kundër kërcënuesve, ndërsa gjatë procesit ishte e siguruar 24 orë nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button