Gjykatësit e Apelit që e lëshuan Janevën në Polici, do ta padisin Ruskoskën: Na ka kërcënuar me sms-porosi

Gjykata e Apelit në Shkup, mbrëmë është ngritur në këmbë pasi që shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskoska i ka dërguar sms-porosi njërit prej tre gjykatësve të cilët kanë miratuar vendim që ta lëshojnë në paraburgim shtëpiak ish prokuroren speciale, Katica Janeva, me kërcënimin se do t’u hapë hetim financiar, transmeton Portalb.mk.

Zyrtarisht nga Gjykata nuk deklarohen në lidhje me sms-porositë, por SDK, mëson se për sot në mëngjes është caktuar kolegjium. Burimet, gjithashtu thonë se në kolegjium do të diskutohet për përmbajtjen e padisë penale që do ta dorëzojnë në MPB kundër Ruskovskës, e cila, ashtu siç mësohet ka përdorur edhe fjalë të pahijshme.

E revoltuar që tre gjykatës kanë miratuar paraburgim shtëpiak për Janevën, Ruskoska mbrëmë ka deklaruar se do të hapë hetim financiar për tre gjykatësit.

Nga Gjykata e Apelit thonë “Vetëm le të urdhërojë, dyert i ka të hapura”.

Burimet nga Gjykata e Apelit, pas deklaratës së Ruskoskës thonë se ky është precedent që një prokuror, i cili sipas definicionit është palë në procedurë, të kërcënojë gjykatës me fjalë të pahijshme për funksionin që e ka. Veçmas kur kjo palë nuk është çfarëdo, por shefe e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Thonë – mjaftë më është – nëse ka indikacione për ryshfet ose keqpërdorim të funksionit gjyqësor, duhet të veprojë fshehtë, ashtu siç e kërkon ligji prej saj, dhe më së paku t’u kërcënohet gjykatësve me sms-porosi dhe se do të ngritë hetim financiar.

“Në vend të fjalëve dh shpifjeve, duhet vepra. Gjithsesi, nëse Ruskoska me të vërtetë ka prova. Vendimi është në pajtim me ligji, gjatë kohë është menduar paraprakisht dhe prokurori nëse është palë e pakënaqur, mund të ankohet në gjykatën më të lartë”, thonë nga Gjykata e Apelit.

Shfuqizimin e masës së paraburgimit dhe parashtrimin e arrestit shtëpiak e ka miratuar Gjykata Apelit dje pasdite, e ndërkaq Janeva në banesën e birit të tij, afër Klubit të Deputetëve është dërguar gjatë orëve të mbrëmjes së 19 nëntorit.

Ndërkaq, gjykimi për rastin “Reket”, do të fillojë më 3 dhjetor.

Ndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button