Arresti shtëpiak i Janevës, Ruskoska do t’i hetojë financiarisht gjykatësit e Apelit

Shefja e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska ka deklaruar se do t’i hetojë financiarisht gjykatësit e Gjykatës së Apelit të cilët kanë sjellë vendim për nxjerrjen nga paraburgimi të ish shefes së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, transmeton Portalb.mk.

“Nuk e di cilët janë gjykatësit. Pres ta marrë vendimin, por do të ngriti hetim financiar”, tha Ruskoska.

Kjo vjen, ngaqë dje nga burgu i Shuto Orizares nga paraburgimi ka dalë Janeva, për të shkuar në arrest shtëpiak pasi paraprakisht ka dhënë garanci pasurinë e saj të patundshme.

Shfuqizimin e masës së paraburgimit dhe parashtrimin e arrestit shtëpiak e ka miratuar Gjykata Apelit dje pasdite, e ndërkaq Janeva në banesën e birit të tij, afër Klubit të Deputetëve është dërguar gjatë orëve të mbrëmjes së 19 nëntorit.

Kjo vjen një javë para se të fillojë gjykimi për rastin “Reket”, i paralajmëruar për më 3 dhjetor.

Ndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button