Reagimet për gafën e Ramës me hartën e Kosovës brenda Serbisë

Kryeministri Edi Rama u uroi ditë të mbarë shqiptarëve “Me hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug”.

Por, ajo që nxiti reagime gjatë ditës ishte se në këtë hartë që ka përdorur Rama, territori i Kosovës shihet brenda kufijve të Serbisë, raporton KTV.

Madje, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e quajti Ramën tradhtar.

“Zografi bis në një akt flagrant të tradhtisë kombëtare fshin Kosovën si shtet i pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Armend Zemaj nga LDK-ja ia ka rikujtuar Ramës që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Mirëmëngjesi JO, po natën e mirë TY dhe gjithë atyre që mendojnë për idetë e mbrapshta… Kosova, shtet sovran dhe e pavarur”, ka shkruar Zemaj

Ndërsa, Arben Gashi po nga LDK-ja, e ka pyetur Ramën se ku është Kosova.

Pas reagimeve, Rama ka ndërhyrë në postimin e tij duke i fshirë vijat e kufijve.

Në profilin e tij gjendet vetëm një video, me foto ndryshe nga ato të mëparshmet, dhe gjithashtu ndryshon foto e postimeve.

Gafa e radhës e Ramës në raport me Kosovën, ka marrë vëmendje të madhe në Serbi, ku mediat thonë se kryeministri shqiptar i ka shokuar shqiptarët e Kosovës.

Televizioni shtetëror serb, RTS artikullit të vet ia ka lënë titullin “Rama e kthen Kosovën në krahët e Serbisë”.

“Prishtina në shok: Rama publikon video-materialin me hartën e Kosovës në kuadër të Serbisë”, shkruan B92.

Rama, bashkë me presidentin serb, Vuçiq, janë ideatorë të Mini-Schengenit ballkanik, i cili po kundërshtohet në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button