10 vjeçarja bën listën për Krishtlindje me këto 26 dëshira (FOTO)

Një baba mund të pendohet pasi ka pyetur vajzën e tij se çfarë do të dëshironte për Krishtlindje këtë vit. Ajo ka bërë një listë me 26 dëshira e cila për tu përmbushur kërkon të fitohet një lotari, transmeton Koha.net.

Babai i saj ka postuar në Twitter listën e saj me mbishkrimin: “Vajza ime 10-vjeçare duket të ketë dalë nga mendja e saj me këtë listë të Krishtlindjeve”, shkruan mediumi britanik “Mirror”. Njerëzve u ka pëlqyer guximi dhe drejtshkrimi fonetik i saj i gjërave për të cila shpreson t’i gjejë nën pemën e Krishtlindjes.

Babagjyshi do të duhet të punojë ngushtë me Applen pasi ajo e fillon listën me një iPhone 11, kufjet AirPod dhe laptop të ri MacBook Air, transmeton Koha.net.

Në listë, po ashtu, kishte kërkesa të zakonshme, të tilla si veshmbathjet, grimi, një lepur i vërtet dhe veshmbathje për të, si dhe 4,000 dollarë.

Gjithashtu, kishte edhe kërkesë për çantë “Chanel”, parfum, stoli dhe veçanërisht “vajin esencial” i cili tërhoqi shumë vëmendjen e njerëzve.

Postimi i listës në Twitter mori 85,000 pëlqime, 16,000 shpërndarje dhe 3,600 komente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button