Qeveria ndau 1 milion euro për shkollë në Aerodrom, dhe para vetëm për rinovim në shkollën e Jabollçishtës

Sot në seancën e 166-të, Qeveria dha pëlqimin për ndarjen e fondit rreth 58,788,000 denarë për ndërtimin e Shkollës fillore komunale “Dimitar Makedonski” në Aerodrom të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, Ministri i arsimit dhe shkencës (MASH) Arbër Ademi në postimin e tij të fundit në Facebook shkruan që ka nënshkruar kontratën për realizimin e punimeve në vlerë prej 13,783,543 denarë në Shkollën fillore komunale “Lirija” në Çashkë.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave të prokurimit publik me sukses, sot me kënaqësi nënshkrova kontratën për realizimin e mbindërtimit dhe ndërtimit shtesë në objektin shkollor të SHFK “Lirija” në Jabollçishtë të Epërme – komuna e Çashkës. Misioni ynë për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit tanë nuk mbaron këtu”, theksoi Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button