Mësojeni një herë e mirë sekretin për një martesë të lumtur (FOTO)

Vitet e fundit është shtuar ndjeshëm numri i divorceve kudo në botë. Përditë po dëgjojmë për raste njerëzish, të famshëm ose jo, që divorcohen pas shumë viteve martesë. Por, a ka një sekret për një martesë jetëgjatë dhe të lumtur? Me siguri që po dhe nga kush mund ta mësojmë më mirë sesa nga një çift i konsoliduar si Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas?

Çifti i njohur ka 25 vite diferencë me njëri-tjetrin dhe lidhja e tyre është ndër më jetëgjatat në botën e showbiz-it. Ata janë martuar në vitin 2000 dhe dje mbushën plot 19 vite bashkë. Për përvjetor, i ati i Michael, Kirk Douglas, i cili për pak javë mbush 103 vjeç, i ka shkruar një letër çiftit, ku me humor ka zbuluar sekretin e martesës së tyre, shkruan revista “Class”.

Catherin, Michael dhe Krik Douglas

“Të dashur Michael dhe Catherine,

Gëzuar përvjetorin! Michael, ti ke mësuar një leksion të rëndësishëm, të kesh një martesë të lumtur duhet t’i bindesh bashkëshortes tënde. Vazhdo të praktiksh atë që bëj unë me gruan time.

Ju dua!”

E mësuat tani?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button