Avokati për problemet shëndetësore të Boki 13: Lavdëroi drejtorin e burgut, pakënaqësi për mjekun dhe Prokurorinë

Avokati i të dyshuarit të parë në rastin “Reket”, Sasho Dukoski duke folur për “problemet serioze shëndetësore” të Bojan Jovanovski (Boki 13), ka lavdëruar drejtorin e burgut në Shkup, ndërkaq u shpreh i pakënaqur ndaj mjekut të burgut dhe Prokurorisë, njofton Portalb.mk.

Për mjekun, Duskoski paralajmëroi se do të ngritë padi.

“Gjykata është absolutisht profesionale dhe vepron në mënyrë profesionale ndaj çdo kërkese për kryerje të kontrolleve mjekësore, por këtë nuk mund ta them edhe për prokurorinë dhe nuk do ta them, sepse nuk është ashtu”, tha Dukoski.

Në konferencën për media ku kërkoi që Boki 13 të hospitalizohet dhe mjekohet, Dukoski ka kërkuar që Boki 13 ta marrë mbrojtjen shëndetësore, edhe pse tha se nuk ka qëllim të bëj obstruksione ndaj procesi gjyqësor.

Përndryshe, procesi gjyqësor për “Reket” do të fillojë më 3 dhjetor, kurse në paraburgim janë Boki 13 dhe e dyshuara e tretë, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva. I dyshuari i dytë, Zoran Milevski (Zoki Kiçeec) është në arrest shtëpiak.

Ndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button