Tetovë, Këshilli Rinor Lokal zgjodhi organet e tyre udhëheqëse

Qyteti në të cilin rinia është pasive, lirisht mund të konsiderohet si i vdekur, potencoi i riu Olti Esati menjëherë pasi me shumicë votash u zgjodh Kryetar i parë i Këshillit Rinor Lokal të Tetovës. Organ ky i cili u vendos në funksion para një muaji me krijimin e “Strategjisë së Punës” nga shoqata “Multikultura”. Kundër kandidat i tij ishte një përfaqësues nga shoqëria civile Riste Saveski, të cilit më pas iu besua detyra e nënkryetarit, shkruan Portalb.mk.

Në mbledhjen e parë të Këshillit Rinor Lokal e cila u mbajt sot në hapësirat e Komunës së Tetovës, mes tjerash në rend dite ishte edhe zgjedhja e organeve të këtij këshilli, gjegjësisht votimi nga ana e anëtarëve me të drejtë vote për kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin e Këshillit Rinor Lokal (KRL).

Me një diferencë të theksuar votash, posti i Kryetarit të Këshillit Rinor lokal iu besuar të riut nga Komuna e Tetovës Olti Esati, për nënkryetar u zgjodh Riste Saveski kurse për sekretar Rezearta Samiu.

Sipas Kryetarit të sapozgjedhur të Këshillit Rinor Lokal, problemi më i madh që e tangon rininë e Tetovës është mos interesimi i tyre për t’u kyçur në aktivitete të kulturore apo sociale.

“Problemi me të cilin hasemi më shumë është pasiviteti i të rinjve, fatkeqësisht kemi një numër të madh të të rinjve të cilët në vend të aktiviteteve kulturore apo sociale vendosin kohën e lirë ta kalojnë me diçka të panevojshme. Andaj, ne si Këshill Rinor Lokal do të fokusohemi në maksimum që me çdo kusht ta aktivizojmë rininë e qytetit tonë, sepse një vend me rini jo aktive mund të konsiderohet si vend i vdekur” theksoi Olti Esati.

Këshilli Rinor Lokal i Komunës së Tetovës për disa vite me radhë ka qenë jo-funksional, me qëllim që i njëjti të ringjallet Shoqata “Multikultura” muajin tetor të këtij viti krijoi “Strategjinë e Punës” e cila më pas u miratua nga Këshilli i Komunës së Tetovës.

Mbledhja e parë e Këshillit Rinor Lokal të Tetovës.
Mbledhja e parë e Këshillit Rinor Lokal të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button