Rama publikoi një hartë ku shihet Kosova brenda kufijve të Serbisë (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shtangur të gjithë me një video që e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Rama ka publikuar një hartë në të cilën Kosova figuron brenda kufijve të Serbisë, njofton Koha.net.

“Me hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Por, ajo që shqetëson, në hartën që e ka përdorur Rama, territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda kufijve të Serbisë.

Fotografia është shpërndarë në rrjete sociale dhe ka ngjallë edhe reagime. Një prej tyre është Arben Gashi nga LDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button