Luis Enrique u rikthye si trajner i kombëtares spanjolle

Luis Enrique, është rikthyer si trajner i Spanjës, 5 muaj pas largimit për arsyeje personale.

48 vjeçarit ka lënë punën e tij për 5 muaj, që nga gushti i këtij viti, për shkak të vdekjes së vajzës së tij nëntë vjeçare, Xana.

Ish trajneri i Barcelonës, gjatë kohës sa ka munguar është zëvendësuar nga asistenti i tij, Robert Moreno, transmeton Koha.net.

Moreno ishte në krye të detyrës derisa Spanja mposhti Romanin 5 me 0, si dhe është kualifikuar për Euro 2020 pa humbur asnjë ndeshje.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ka thënë: “Të gjithë e dinë që nëse Luis Enrique dëshiron të kthehej, ai kishe dyert e hapura.

“Luis Enrique do të vazhdoj për në Katar 2022”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button